Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Andrew Tate përballet me hetim në Florida pasi iku nga Rumania ku po gjykohej

Andrew Tate

Foto: Associated Press

Florida ka nisur një hetim penal ndaj influencuesve britaniko-amerikanë Andreë dhe vëllait të tij Tristan Tate, të cilët kanë mbërritur në shtet javën e kaluar nga Rumania, ku u përballën me akuza për përdhunim dhe trafikim njerëzor.

Prokurori i Përgjithshëm i Floridës, James Uthmeier, ka thënë se hetuesit kanë lëshuar urdhra kërkimi dhe fletëthirrje si pjesë e një hetimi "tani aktiv", raporton BBC.

Në SHBA, vëllezërit përballen gjithashtu me një padi civile nga një grua që pretendonte se e detyruan atë të kryente punë seksuale. Ata mohojnë me forcë të gjitha akuzat ndaj tyre.

Një ish-kikboksier dhe i vetë-përshkruar mizogjen i cili është shfaqur në shfaqjen televizive në Mbretërinë e Bashkuar “Big Brother”, Andreë Tate ka miliona ndjekës në internet.

Andrew, 38 vjeç dhe vëllai i tij Tristan, 36 vjeç, përballen me akuza të veçanta në Mbretërinë e Bashkuar për përdhunim dhe trafikim njerëzor. Ata i mohojnë gjithashtu këto akuza.

Tates u arrestuan për herë të parë në Rumani në dhjetor të vitit 2022, teksa Andreë akuzohet për përdhunim dhe trafikim njerëzor ndërkaq Tristan është i dyshuar për trafikim njerëzor. Ata u transferuan në Rumani nga Mbretëria e Bashkuar disa vite më parë.

Edhe Vëllezërit Tate do të mbeten në burg në SHBA, ndërsa luftojnë kundër ekstradimit në Britani Botë Vëllezërit Tate do të mbeten në burg në SHBA, ndërsa luftojnë kundër ekstradimit në Britani

Të dy i mohuan akuzat dhe kaluan disa muaj në arrest shtëpiak. Një vit më vonë, në gusht 2024, ata u përballën me akuza të reja, duke përfshirë marrëdhëniet seksuale me një të mitur dhe trafikimin e personave të mitur, të cilat ata i mohojnë të gjitha.

Vëllezërit Tates duhet të kthehen në Bukuresht në fund të marsit për të përmbushur kushtet e prokurorëve, megjithatë, nuk dihet nëse ata do ta respektojnë këtë.