Influencuesi britaniko-amerikan Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan kanë thënë të premten se ata janë larguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe poshkojnë në Rumani, ku ata përballen me akuza për trafikim njerëzor nga autoritetet rumune, raporton BBC.
“Shpenzuam 185,000 dollarë për një avion privat përtej Atlantikut që të nënshkruajmë një copë dokumenti në Rumani”, ka postuar Andrew Tate në llogarinë e tij me 10.8 milionë ndjekës në rrjetin social X.
“Burrat e pafajshëm nuk vrapojnë. Ata pastrojnë emrin e tyre në gjykatë”, ka shtuar Tate.
Sipas burimeve të BBC-së, vëllezërit do të dalin para gjykatës të hënën. Ata i kundërshtojnë kategorikisht akuzat e parashtruara kundër tyre.
Vëllezërit, të cilët kanë nënshtetësi të dyfishtë, mbërritën në SHBA gjatë fundit të muajit shkurt, pasi prokurorët rumun hoqën një ndalesë udhëtimi dyvjeçar.
-
Vëllezërit Tate arrijnë në Rumani
-
Vëllezërit Tate mbërrijnë në SHBA, thonë se janë keqkuptuar
-
Vëllezërit Tate arrestohen në SHBA, Britania kërkon ekstradimin e tyre për akuza të reja
-
Andrew Tate përballet me hetim në Florida pasi iku nga Rumania ku po gjykohej
-
Prokuroria rumune del me deklaratë për largimin e vëllezërve Tate nga shteti