Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Andrew Tates i refuzohet apeli për asetet që iu konfiskuan

Një gjykatë në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, ka refuzuar një apel të personalitetit kontrovers të mediave sociale, Andrew Tate, kundër konfiskimeve të aseteve nga prokurorët që po e hetojnë atë me akuzat se është pjesë e një grupi të krimit të organizuar dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Tate, 36 vjeç, me shtetësi britaniko-amerikane ka 4.5 milionë ndjekës në Twitter, u arrestua më 29 dhjetor në Bukuresht së bashku me vëllain e tij, Tristanin dhe dy gra rumune, raportoi Associated Press të mërkurën.

Të martën, një gjykatë la në fuqi masën e 30 dhjetorit të një gjyqtari për të zgjatur paraburgimin e tyre nga 24 orë në 30 ditë.

Në një seancë të veçantë të mërkurën në gjykatën e Bukureshtit, Tate humbi një apel që kundërshtoi pasuritë e sekuestruara nga prokurorët, duke përfshirë pronat dhe një flotë makinash luksoze, tha Ramona Bolla, një zëdhënëse e agjencisë rumune kundër krimit të organizuar DIICOT.

Gjykata "vendosi që konfiskimet janë të ligjshme dhe që mallrat mbeten në dispozicionin tonë," tha ajo për AP.

 

Artikuj të ngjashëm