Gjiganti i birrave Heineken ka njoftuar për planin për të zvogëluar për 10 për qind forcën punëtore, pas një rënie të dukshme në shitje shkaku i pandemisë së koronavirusit, raporton BBC.
Shefi ekzekutiv i Heinekenit, Dolf va nden Brink, ka thënë se viti 2020 ka qenë vit i paprecedent.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBaret janë mbyllur në shumë vende të botës, dhe në disa shtete, si Afrikë të Jugut, është vendosur edhe ndalesë e përkohshme e shitjes së alkoolit.
Heineken është shitësi më i madh i birrave në Evropë dhe kompania e dytë më e madhe në botë e birrave.
Heineken kishte njoftuar për planin e rinkonstruktimit qysh në tetor.
Raportohet se do të shkurtohen deri në 8000 vende pune.