Një zyrtar i lartë i Hamasit ka thënë se një marrëveshje për armët e grupit është e arritshme si pjesë e asaj që ai e quajti "qasja e garancive" që siguron rindërtimin e Gazës dhe që lufta të mos shpërthejë përsëri.
Duke folur në një forum në kryeqytetin e Katarit, Doha, të dielën, Khaled Mashaal ka thënë se grupi ka ofruar mundësi të shumta, duke përfshirë një armëpushim afatgjatë, si pjesë e negociatave të tij të vazhdueshme me ndërmjetësuesit egjiptianë, katarianë dhe turq.
"Diskutimi i çështjes së armëve nga perspektiva e krijimit të një mjedisi që lejon rindërtimin dhe lehtësimin e Gazës dhe siguron që lufta të mos shpërthejë është logjik", ka deklaruar ai.
"Ne besojmë se, larg presionit dhe shantazhit izraelit, përmes përpjekjeve të ndërmjetësve, mund të arrijmë qasje të cilat unë i quaj qasja e garancive", ka shtuar ai.
Këto garanci, ka deklaruar ai, përfshijnë një forcë paqeruajtëse ndërkombëtare në kufij "për të ruajtur paqen dhe për të parandaluar çdo përplasje.
Hamasi, sipas tij, ka ofruar një armëpushim deri në 10 vjet gjatë të cilit "armët nuk do të përdoren ose shfaqen".
Edhe
Hamasi pranon të nisë çarmatimin, kërkon shtet palestinez
“Rreziku vjen nga Izraeli, jo nga Gaza. Gazës i duhet një kohë e gjatë për t’u rikuperuar”, ka thënë Mashaal.
Ai u ka bërë thirrje administratës amerikane dhe vendeve evropiane që “të merren me çështjen palestineze në mënyrë objektive, jo “përmes një lente izraelite”.
Mashaal ka thënë se Izraeli dëshiron që Hamasi dhe grupet e tjera militante të çarmatosen, ndërsa financojnë dhe armatosin milicitë e saj aleate, si grupi Abu Shabab, “për të krijuar kaos” në enklavë.
-
Hamasi thotë se është gati të diskutojë “ngrirjen ose ruajtjen” e armëve të tij
-
Armëpushimi në Gazë mund të arrihet brenda disa ditësh, thonë zyrtarët izraelitë
-
Hamasi kërkon garanci për fundin e luftës në propozimin e SHBA-së për armëpushim
-
Hamasi i hapur për armëpushim afatgjatë në Gaza, por nuk pranon çarmatimin