Një zyrtar i lartë i Hamasit ka thënë se grupi është “i hapur për çfarëdo marrëveshje ose ide” nga ndërmjetësuesit për t’i dhënë fund luftës në Gaza.
Por, Sami Abu Zuhri ka insistuar se duhet të përfshihet tërheqja e plotë ushtarake e Izraelit nga territori palestinez.
“Lëvizja ka konfirmuar se është e hapur ndaj çdo marrëveshje ose ideje që i jep fund vuajtjes së popullit tonë në Gaza dhe arrihet një armëpushim i përhershëm, dhe tërheqjes së pushtimit nga i gjithë Rripi i Gazës”, ka thënë ai.
Një marrëveshje duhet të përfshijë përfundimin e bllokadës së Izraelit në Gaza, të lejojë ndihmën dhe rindërtimin e Gazës, si dhe shkëmbimin e pengjeve izraelite me të burgosurit palestinezë, raportoi Guardian.
Në deklaratën e tij nuk ka ndonjë ndryshim të kushteve që Hamasi i ka dhënë edhe më parë.
Edhe
Netanyahu: S’ka tërheqje izraelite nga Gaza pa çarmatosje të plotë të Hamasit
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se lufta mund të përfundojë vetëm kur Hamasi të zhduket.
-
Hamasi thotë se është gati të diskutojë “ngrirjen ose ruajtjen” e armëve të tij
-
Hamasi: Nuk kemi pranuar ndonjë propozim për armëpushim nga SHBA-ja
-
Lufta në Gazë përfundon nëse Hamasi i liron pengjet dhe dorëzon armët, thotë ministri izraelit
-
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë negociatat për lirimin e pengjeve dhe fundin e luftës