Hamasi ka deklaruar se spitali më i madh i Gazas, Al-Shifa, është nën kontrollin e forcave izraelite.
Forcat izraelite nisën një bastisje në kompleksin spitalor Al-Shifa të mërkurën herët, pasi akuzuan Hamasin se operonte në tunelet poshtë kompleksit të madh, pretendim ky që është mohuar vazhdimisht nga grupi militant dhe zyrtarët e spitalit.
“Ne e mbajmë përgjegjës pushtimin izraelit për jetën dhe sigurinë e personelit mjekësor, të plagosurve, të sëmurëve, fëmijëve të lindur para kohe dhe të zhvendosurve”, tha Hamasi.
Khaled Abu Samra, një mjek në spital, i tha CNN se atyre iu dha një paralajmërim 30 minuta përpara se operacioni izraelit në kompleks të fillonte në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
“Na u kërkua të qëndronim larg dritareve dhe ballkoneve. Dëgjuam mjete të blinduara, janë shumë afër hyrjes së kompleksit”, tha ai.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Peter Lerner i tha CNN të mërkurën se IDF kishte informuar administratorët e spitalit, pacientët dhe civilët brenda për t'u strehuar “sepse ne synojmë të kryejmë operacionin tonë ushtarak për të dalluar civilët nga terroristët”.
-
Ushtarët izraelitë futen në spitalin Al-Shifa
-
Pas bastisjes dyjavore trupat izraelite tërhiqen nga spitali Shifa
-
Pas bastisjeve dyjavore, tërhiqet ushtria izraelite nga spitali Shifa
-
Luftëtarët palestinezë sulmojnë ushtrinë izraelite rreth spitalit Al Shifa
-
Palestinezët përshkruajnë tmerrin në dhe rreth spitalit “Shifa” në Gaza