Ushtarët izraelitë janë futur në spitalin Al-Shifa, që është i madhi në Gaza City, raporton BBC.
Një gazetar ka thënë se ushtarët izraelitë janë duke kryer bastisje në spital, duke shkuar dhomë pas dhome e duke marrë në pyetje pacientët dhe stafin.
Ai ka thënë se Ushtria izraelite ka marrë nën kontroll të plotë spitalin.
Hamasi ka thënë se bastisja e spitalit Al-Shifa është “krim lufte” e “krim kundër njerëzimit”.
Ka thënë se 9000 pacientë, staf mjekësor dhe civilë të zhvendosur ishin në spital kur nisi bastisja.
Edhe
Izraeli vazhdon sulmin në spitalin më të madh në Gaza
E zëdhënësi i Ushtrisë së Izraelit, koloneli Peter Lerner, ka thënë për “CNN” se kompleksi spitalor “Al-Shifa” mund të jetë “zemra” e Hamasit.
“Synimi ynë është të kërkojmë kudo që Hamasi fshihet dhe kompleksi spitalor mund të jetë qendra e operacioneve të tyre, madje mund të jetë edhe zemra”, ka thënë ai. “Ne po mundohemi të evakuojmë spitalin, kemi sjellë karburant për shërbimet esenciale, jemi munduar të sjellim inkubatorë dhe të largojmë disa nga foshnjat...pasi njerëzit në Gaza nuk janë armiqtë tanë, por Hamasi është”.