Disa gra kanë përdorur rrjetet sociale për të ngritur zërin e hafëzeve të Kuranit.
U kanë bërë thirrje njëra-tjetrës që t’i postojnë recitimet e Kuranit online.
Njëra prej tyre është edhe Madinah Javed. Ajo ka nisur lëvizjen e hafëzeve me qëllim që edhe gratë të këndojnë Kuran.
Javed thotë se është e rëndësishme për gratë që ta dëgjojnë njëra-tjetrën, duke recituar Kuran, teksa bën thirrje që të ketë më shumë hafëze të Kuranit.
Në mesin e hafëzeve rreth botës, është edhe Al-Zahraa Layek Helmy në Kajro të Egjiptit. Nisi të mësonte Kuran kur ishte trevjeçare. E mësoi përmendësh librin e shenjtë në moshën 10-vjeçare.
Edhe
Gratë pa shami në krah të regjimit, nacionalizmi i ri që po ndërton Irani
“Gratë kanë rol në gjithçka për aq sa përfshinë devotshmërinë, fenë dhe respektin. Prandaj, gratë duhet të jenë pjesë edhe në recitimin e Kuranit”.
Mirëpo, në shumë komunitete dhe kultura myslimane, hafëzet që këndojnë në publik shpesh nuk janë pritur mirë.
Një tjetër hafëze e mirënjohur është edhe Maria Ulfah nga Xhakarta. Ajo është një prej hafëzeve më të mira në botë. Madje, ka fituar edhe çmime.
“Në Indonezi, kur kam fituar çmimin e parë ndërkombëtar, nuk na është lejuar që të marrim pjesë në garat kombëtare. Prandaj, që prej asaj kohe, kam nisur t’i mësoj gratë e tjera dhe shumë studente kanë shprehur interesim që të bëhen hafëze”.
Në pesë vjetët e fundit, Javed ka ndihmuar shumë që të dëgjohet edhe zëri i grave në recitimin e Kuranit.
Edhe Për marren dhe TarzaninPër të ka qenë shumë e rëndësishme që edhe myslimanet në Perëndim të dëgjojnë për hafëzet.