Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Grave u kufizohen studimet nga talebanët

Grupi militant ka thënë se është i nevojshëm një ambient i duhur islamik me qëllim që vajzat më në moshë të lejohen të kthehen në shkolla. Mirëpo, më shumë se një vit qëkur u kthyen në pushtet, kjo ende nuk është realizuar në shumicën e provincave. Ka raportime se më radikalët e grupit e kundërshtojnë planin për kthimin e vajzave në shkolla.

“Hyra në provim me shumë shpresë. Mirëpo kur e pashë testin, nuk mund të gjeja lëndën time të preferuar”, thotë Fatima me lot në sy. 19-vjeçarja është studente nga provinca Laghman në lindje të Afganistanit. BBC-ja nuk ka përdorur emrin e saj të vërtetë për hir të sigurisë së saj.

Ëndrrat e Fatimas që të ketë karrierë në gazetari janë duke u shuar për shkak të urdhrit të ri nga talebanët në krye të shtetit.

Vetëm një vit pasi ua ndaluan adoleshenteve të shkonin në shkollë, talebanët kanë vendosur masa mbi kurset që gratë mund t’i ndjekin në universitetet publike.

“Ëndërroja të jem gazetare. Doja të punoja në radio dhe televizion. Dua të luftoj për të drejtat e grave”, thotë Fatima për BBC-në.

Ajo nuk ka përfunduar vitin e fundit të shkollës, sepse vajzave iu ndalua shkollimi i mesëm nga talebanët që erdhën në pushtet në gushtin e vitit 2021.

Edhe Talebanët ndalojnë librat e shkruar nga gratë në universitetet afgane Botë 10 muaj më parë Talebanët ndalojnë librat e shkruar nga gratë në universitetet afgane

Grupi militant ka thënë se është i nevojshëm një ambient i duhur islamik me qëllim që vajzat më në moshë të lejohen të kthehen në shkolla. Mirëpo më shumë se një vit qëkur u kthyen në pushtet, kjo ende nuk është realizuar në shumicën e provincave. Ka raportime se më radikalët e grupit e kundërshtojnë planin për kthimin e vajzave në shkolla.

Mirëpo, talebanët morën vendim se vajzat që ishin në vitin e fundit të shkollës së mesme mund të hynin në provimin e universitetit. Por gëzimi i Fatimas ishte jetëshkurtër.

Talebanët vendosën kufizimin për lëndët që do të mund t’i zgjedhin gratë. Kjo nuk ndodhi edhe për burrat.

Për shembull, në universitetin Nangarhar në të cilin Fatima shpresonte të studionte gazetari, vajzave tani u është dhënë e drejta që të vendosin për shtatë nga 13 fakultete. Grave u është pamundësuar studimi në gazetari, agrikulturë, veterinari, inxhinieri dhe ekonomi.

“Krejt shpresat më janë shuar”, thotë Fatima, një prej shumë vajzave që dëshirojnë të studiojnë pasi të kalojnë provimin e regjistrimit në universitet.

Asaj dhe studenteve të tjera u janë dhënë mundësitë që të testohen në lëndët e infermierisë, mami ose letërsi. Këto janë kurset që ofrohen në shtatë fakultetet e mundësuara për gratë në Nangarhar.

Burrat e pushtetshëm

Profesorët e universitetit që kanë mbikëqyrur provimin pranues kanë konfirmuar se burrave u është lejuar të vendosin për cilëndo lëndë që dëshirojnë.

“Dokumenti i përzgjedhjes nuk na është dhënë para provimit. Kur ne – një grup prej 10 vajzave – pamë dokumentin, nuk mund të gjenim fakultetet që donim, nisëm të qanim”, kujton Fatima.

Zgjedhjet për studentet dallojnë mes universiteteve dhe kjo varet se në cilën pjesë të shtetit jetojnë ato. Gratë lejohen të studiojnë mjekësinë dhe infermierinë në gjitha provincat, si dhe fakultetin e edukimit dhe studimet islame.

Mirëpo shkenca e veterinarisë, inxhinieria, ekonomia dhe agrikultura janë përtej aftësive të grave, teksa mundësitë për të studiuar gazetarinë janë edhe më të kufizuara.

Ka qenë udhëtim i vështirë për Fatiman dhe shoqet e saj. Qëkur shkollat u mbyllën për ato, në shtëpi janë përgatitur për universitet. Fatima ka organizuar grupe për të mësuar me vajzat e tjera.

“Në rajonin tonë nuk ka mundësi për të paguar klasa. Të gjitha janë të mbyllura”, thotë Fatima.

Zyrtarët presin që 100 mijë studentë, përfshirë 30 mijë gra, të hyjnë në provimin pranues për universitet në Afganistan.

Viti akademik nis në muajin mars ose në gusht. Zakonisht pritjet për rezultate të provimeve zgjasin deri në tre muaj. Tani kur talebanët janë kthyer në pushtet, askush nuk është i sigurt se kur do të publikohen rezultatet e provimit pranues.

Edhe Dëshpërimi i vajzave të reja në Afganistan nga privimi i mundësisë për t’u shkolluar Botë 1 muaj më parë Dëshpërimi i vajzave të reja në Afganistan nga privimi i mundësisë për t’u shkolluar

Djemtë dhe vajzat kryejnë provimin ndaras – në përputhje me rregullin e talebanëve për të ndarë studentët në bazë të gjinisë. Për shembull, djemtë në mëngjes dhe vajzat pasdite, ose duke përdorur një perde në klasat testuese. Në disa provinca ku numri i kandidatëve është më i madh, provimet janë mbajtur për dy-tri ditë.

Aktivistët thonë se numri i studenteve që aplikojnë për universitet do të bjerë ndjeshëm gjatë viteve të ardhshme, nëse talebanët nuk hapin shkollat e mesme për vajzat nga klasat 6 deri në 12.

Në provincën Laghman gjatë vitit të kaluar në provim pranues morën pjesë 1 mijë e 200 vajza, ndërkaq sivjet numri ka rënë në vetëm 182. Zyrtarët talebanë janë të bindur se ndalesat nuk janë problem për rënien e numrit të studenteve.

Abdul Qadir Khamush, shef i divizionit të testimeve në Ministrinë e Arsimimit të Lartë, thotë se vajzat mund të vendosin për lëndën e tyre të preferuar, me përjashtim të tri apo katër lëndëve.

“Kemi nevojë për klasë të ndara për gratë. Në disa zona numri i kandidateve është i ulët. Prandaj nuk kemi lejuar që gratë të aplikojnë për kurse të caktuara”, thotë ai.

Zyrtarët nuk kanë zbuluar ende numrin e vendeve universitare që ofrohen këtë vit.

Sektori i arsimit në Afganistan u ndikua keq pas pushtimit të talebanëve dhe ka pasur eksod të akademikëve të trajnuar pas tërheqjes së forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë vitit të kaluar.

Ekonomia e vendit ka qenë kryesisht e varur nga ndihma e huaj në dekadat e fundit, por agjencitë e ndihmës kanë tërhequr pjesërisht - dhe në disa raste plotësisht - mbështetjen për sektorin e arsimit pasi talebanët refuzuan të lejojnë vajzat në të gjitha shkollat ​​e mesme.

Shumë nga stafi pedagogjik që kanë mbetur mbeten pa pagesë për muaj të tërë.

Kufizimet për gratë

Kufizimet e talebanëve për lëndët që vajzat mund të studiojnë nuk zbatohen gjithmonë në mënyrë uniforme në të gjithë vendin, ka zbuluar BBC. Për shembull, në Universitetin e Kabulit, vajzat ende lejohen në disa kurse në fakultetin e gazetarisë.

Por Fatima nuk mund t'i anashkalojë rregullat duke aplikuar në universitete në vende aq larg sa kryeqyteti. Talebanët e kanë ndarë vendin në sërë zonash dhe vajzat nuk lejohen të studiojnë jashtë tyre, gjë që përbën tjetër kufizim shumë serioz bazuar në gjini.

“Unë mund të studioj vetëm atë që më ofrojnë. Nuk kam zgjidhje”, thotë Fatima, por nuk ka hequr dorë nga ëndrra e saj.

“Nëse qeveria ndryshon politikën e saj vitin e ardhshëm, unë do të zgjedh gazetarinë”, shprehet e bindur Fatima.

Edhe Gratë afgane humbin shpresën e fundit pasi talebanët ndërpresin internetin Botë 9 muaj më parë Gratë afgane humbin shpresën e fundit pasi talebanët ndërpresin internetin

Por nëse kjo nuk ndodh, ajo dhe vajzat e tjera nuk do të kenë zgjidhje tjetër veçse të studiojnë atë që talebanët u lejojnë nëse duan të shkojnë në universitet.

Për dhjetëra mijëra vajza adoleshente që aktualisht u mohohet arsimi i mesëm - edhe kjo zgjedhje mund të mos jetë e hapur në të ardhmen.