Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Nga tavolina më e madhe tek iftari më i shikuar: Disa rekorde Guinness për Ramazan

Ramazani ka disa ditë që ka nisur me rreth 1.8 miliardë njerëz në gjithë botën që agjërojnë për një muaj. Për të shënuar këtë muaj, uebfaqja e rekordeve “Guinness” ka publikuar një listë të shkurtër të rekordeve që mund të lidhen me Ramazanin.

Kurani më i vogël

Kurani, si libri fetar i fesë islame, në versionin më të vogël të mundshëm ishte prezantuar në vitin 1982 në Egjipt me masa 1.7 centimetra të gjatë, 1.28 centimetra i gjerë dhe 0.72 centimetra i trashë. Ai ka 571 faqe me 18 rreshta në secilën prej tyre.

Image

Kurani më i vjetër

Versioni më i vjetër i Kuranit të shkruar besohet se daton nga periudha mes viteve 588 dhe 656. Ai aktualisht është në Tashkent të Uzbekistanit.

Edhe Gjashtë vjet përkushtim, kaligrafi irakian përfundon dorëshkrimin e Kuranit Kuriozitet Gjashtë vjet përkushtim, kaligrafi irakian përfundon dorëshkrimin e Kuranit

‘Samosa’ më e madhe

‘Samosa’ është ushqim origjinal nga Azia që shërbehet në disa mënyra, por që bazën e ka në perime e erëza. Rekordi për ‘samosan’ më të madhe në botë ishte regjistruar në vitin 2017. Një organizatë myslimane në Britani të Madhe kishte thyer rekordin me ‘samosan’ që peshonte 153 kilogramë.

Kadaifi më i madh

Kadaifi është ëmbëlsira që shumica e vendeve me shumicë myslimane e shërbejnë gjatë muajit të Ramazanit. E një i tillë, më i madhi në histori, kishte peshuar 104 kilogramë. Ai u bë në Betlehem më 2010.

Image

Iftari më i shikuar në YouTube

Tryeza e iftarit është ajo që grumbullon familjet e miqtë. Për shkak të pandemisë aktuale të koronavirusit, më 2020 një grup i arabëve në YouTube ftoi fansat që të mblidhen për një iftar online. Tubimi u kthye në rekord për iftarin më të shikuar me rreth 183 mijë ndjekës në kohë reale.

Tavolina më e gjatë

Para pandemisë, më 2019, në Egjipt u festua tryeza më e madhe në botë. Tavolina ishte e gjatë 3189 metra dhe shërbeu për iftar për 7 mijë njerëz.

Edhe Sirianët agjërojnë Ramazanin e parë në dekada pa sundimin e Assadit Botë Sirianët agjërojnë Ramazanin e parë në dekada pa sundimin e Assadit
Image

Kurani më i madh

Kurani i printuar në dimensione dy metra i gjatë, 1.52 metra i gjerë dhe 0.17 metra i trashë është më i madhi në histori. Ai u shtyp në Novara të Italisë. Ka 632 faqe e peshon 552 kilogramë.

Image