Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë marrëveshjen për armëpushim pesëditor me grupet militante palestineze në Gaza në këmbim të lirimit të disa prej pengjeve të mbajtura, raportoi të enjten Guardian.
Burimet kanë thënë se Netanyahu nuk e ka pranuar marrëveshjen pasi militantët nga Hamasi organizuan një inkursion të paprecedentë në territorin izraelit më 7 tetor, duke vrarë rreth 1,400 njerëz.
Negociatat rifilluan pas nisjes së ofensivës tokësore izraelite më 27 tetor, teksa të njëjtat burime thonë se Netanyahu ka vazhduar të mbajë një qëndrim të ashpër ndaj propozimeve që përfshijnë armëpushime me kohëzgjatje të ndryshme në këmbim të një numri të ndryshueshëm pengjesh.
Rreth 240 persona u morën peng pasi luftëtarët nga Hamasi, Xhihadi Islamik Palestinez dhe grupe të tjera me bazë në Gaza, si dhe civilë, kaluan gardhin e përforcuar të kufirit që ndan territorin.
Marrëveshja në tryezë përfshinte lirimin e fëmijëve, grave, të moshuarve dhe njerëzve të sëmurë midis pengjeve në këmbim të një armëpushimi pesëditor, por qeveria izraelite e hodhi poshtë këtë dhe demonstroi refuzimin e saj me nisje të ofensivës tokësore.
Negociatat indirekte midis zyrtarëve izraelitë dhe Hamasit, të ndërmjetësuara nga Katari pasi dy grupet nuk kanë kontakte zyrtare, tani janë fokusuar në mundësinë e një armëpushimi që zgjat nga një deri në tre ditë, i lidhur me lirimin e 10 dhe 15 pengjeve.
-
Netanyahu urdhëron sulme mbi Gazë
-
Netanyahu paralajmëron Hamasin pasi dorëzoi trupa që nuk i përkisnin pengjeve të zhdukura
-
Netanyahu “i vendosur” t’i ushtrojë presion Hamasit për t’i kthyer gjitha pengjet e vdekura
-
Mblidhet kabineti i sigurisë i Netanyahut, pritet miratimi i planeve për ofensivën në Gazë
-
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë negociatat për lirimin e pengjeve dhe fundin e luftës