Mediat hungareze njoftuan sot se autoritetet në Budapest i kanë dhënë të drejtën e azilit ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, pas kërkesës së tij. Portali hungarez 24.hu ka shkruar se zyra për emigracion dhe azil në Hungari ka marrë vendim që t’i jepet e drejta e azilit ish-kryeministrit të arratisur maqedonas, transmeton INA.
Por zyrtarisht deri tani nuk ka ndonjë prononcim nga autoritetet hungareze lidhur me këtë çështje. Ndërkohë, autoritetet e Shkupit sot do të dorëzojë kërkesën për ekstradimin e Gruevskit, edhe përkundër asaj se ai do të përfitojë të drejtën e azilit. Autoritetet hungareze thanë se pranuan strehimin e Gruevskit për shkaqe sigurie, pasi që bëhet fjalë për një ish-kryeministër, edhe pse pati kritika nga partitë opozitare në adresë të kryeministrit Viktor Orban.
-
Ish-kryeministri maqedonas Gruevski arrestohet në Budapest
-
Gruevski kërkon nga Budapesti heqjen e masës së burgimit, gjykata në Shkup refuzon
-
Gruevski: Jam njeri i lirë në Hungari, Maqedoninë Veriore e presin problemet
-
Gruevski tregon si shkoi nga Shqipëria në Hungari
-
Hungaria heshtje për ekstradimin e Gruevskit