Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gruevski, Peshevski dhe Janakievski shantazhojnë gjykatën

Plot 315 biseda telefonike dhe sms mesazhe janë pjesë e dëshmive në lëndën e PSP-së lidhur me autostradën Miladinovci, Shkup-Kërçovë-Ohër, e njohur me emrin “Trajektorja”.

Prokurorja speciale Lile Stefanova në seancën e sotme dëgjimore tha se të akuzuarit, ish kryeministri Nikolla Gruevski, issh yëvendës kryeministri Vladimir Peshevski dhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski nuk kanë dashur t’i dëgjojnë “bombat” kur ishin thirrur në PSP

Ish kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, është paraqitur 15 minuta me vonesë në seancën për lëndën e PSP-së “Trajektorja”.

Në seancën e stome dëgjimore në kohë arritën të gjithë të akuzuarit mes të cilëve ish zëvendës kryeministri Vladimir Peshevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe ish drejtori i Agjencisë së rrugëve shtetërore Lipço Georgievski.