Ish-ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankulovska, është dërguar në burgun e Idrizovës për vuajtje të dënimit, ka bërë të ditur të hënën Alsat-M.
Sipas raportimeve, ajo duhet të vuajë dënimin prej 4 vjetësh për rastin “Tanku”, që ka të bëjë me blerjen e një veture superluksoze Mercedes.
Bëhet fjalë për blerjen e një makine të blinduar për ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikola Gruevski në vlerë prej 600 mijë eurosh. Skandali ishte zbuluar nga afera e përgjimeve që u publikua nga opozita në shkurt të vitit 2015, ndërsa rasti është proceduar nga Prokuroria Speciale e Maqedonisë, e cila është themeluar për hetimin e shpërdorimeve të qeverisë Gruevski.
Për këtë vepër ajo ishte dënuar fillimisht me 6 vjet, por pas apelimit, dënimi i është zbutur në 4 vjet.
Sipas aktgjykimit, makina ishte blerë nga Ministria e Brendshme që drejtohej nga Jankulovska, por nga dëshmitë e siguruara ka rezultuar se në fakt ajo është blerë për ish-kryeministrin Gruevski.
-
Supremja e Maqedonisë së Veriut hedh poshtë ankesën e Jankullovskës, ajo do të shkojë në burg
-
Gruevski dënohet sërish me burgim, për të pestën herë
-
Gruevski dënohet me nëntë vjet burgim
-
Gruevski dënohet me 7 vjet burgim dhe i konfiskohet pasuria
-
Gruevski për “Dhunën në Qendër” dënohet me 1 vjet e 6 muaj burg