Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gruaja që ndryshoi sistemin

Më 2021, Gjykata e Lartë e Lahores e ndaloi testimin kundërthënës në krahinën Punjab, duke thënë që është “ilegal dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Pakistanit”. Dr. Summaiyasë dhe dr. Farhat Hussain Mirzas iu dha detyra që ta realizonin peticionin rreth ndalimit të testit në krahinën Sindh, dhe gjykata e aprovoi në shtator të vitit 2021

Në nëntor të vitit 2020 ajo filloi punën e re duke u bërë gruaja e parë në pozitën e kirurges në policinë e Karachit në Qendrën Mjekësore Pasuniversitare Jinnah (JPMC), ndër spitalet publike më të ngarkuara të qytetit.

“Jam sjellë këtu nga ca njerëz që menduan se mund ta ndryshoja sistemin”, thotë ajo. “Së bashku me kolegët e punës donim ta bënim këtë spital imazh të standardeve mjeko-ligjore të shtetit”.

Disa nga reformat në agjendën e saj janë: nevoja për më shumë diskutime rreth “viktimave të dhunës”, prezantimi i procedurave operative standarde për mbledhjen e mostrave si prova, dhe asnjë observim mjekësor laboratorik nuk do të lejohet ta përdorë “testin dy gishtërinjsh” te viktimat e dhunës.

Doktoresha Summaiya tutje e shpjegon këtë test, ku doktori e aplikon te viktima e dhunës për kontroll. Ajo thotë që shumë laboratorë insistojnë që ta përdorin testin dhe jo t’i shikojnë lëndimet ose mavijosjet apo të bisedojnë me viktimën për të marrë informata se çka ka ndodhur.

Më 2021, Gjykata e Lartë e Lahores e ndaloi këtë testim në krahinën Punjab, duke thënë që është “ilegal dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Pakistanit”. Dr. Summaiyasë dhe dr. Farhat Hussain Mirzas iu dha detyra që ta realizonin peticionin rreth ndalimit të testit në krahinën Sindh, dhe gjykata e aprovoi në shtator të vitit 2021.

Edhe Gruaja franceze shpëtohet nga policia pas 12 vjetësh robërie në Pakistan Botë 1 muaj më parë Gruaja franceze shpëtohet nga policia pas 12 vjetësh robërie në Pakistan

Epokë e errët

“Kemi jetuar në epoka të errëta një kohë të gjatë dhe kjo është arsyeja që sistemi gjyqësor funksionon në këtë mënyrë”, thotë doktoresha Summaiya. Ajo vizaton një trekëndësh në një copë letre dhe në secilin kënd shkruan: laboratorët, akuzat, oficeri hetues. Në qendër të trekëndëshit shkruan “juria”.

Këto së bashku duhen të bashkëpunojnë për të zgjidhur rastin, shpjegon ajo. Në rastet e sulmeve seksuale, vetëm analizimi i numrave tregon që kjo nuk po ndodh: më shumë se 14000 gra kanë raportuar që janë dhunuar në Pakistan gjatë 4 vjetëve të fundit dhe më pak se 3% e dhunuesve janë dënuar.

Prej ndryshimeve që doktoresha Summaiya po punon që nga 2016 është mënyra e dokumentimit të kontrollimit të provave për sulme seksuale.

Ajo ma ofron formularin që duhet plotësuar. I kërkohej ta përdorte këtë lloj formulari për të mbledhur informata kur filloi të punojë këtu. Me eksperiencë, një laborator do të mësonte që ky lloj formulari përmban vetëm një pjesë të ngjarjes që duhej investiguar. “Doktori do ta plotësonte formularin në bazë të ekspertizës”, thotë ajo. “Pjesë e madhe e ngjarjes i lihej fatit pasi që një doktor me eksperiencë shumë më pak do ta plotësonte krejtësisht ndryshe nga ndonjë doktor me eksperiencë prej 20 vjetësh”.

Ajo copë letre është shumë e vlefshme. Më 2002, për rastin më të njohur të dhunimit në Pakistan, ishin akuzuar 14 meshkuj në fshatin Meerwala në krahinën Mukhatara Mai, si hakmarrje për vëllanë e saj 13-vjeçar që kishte hyrë në lidhje me një vajzë të një fisi tjetër. Më pas ajo ishte shfaqur e zhveshur në gjithë fshatin. Vetëm 6 nga 14 meshkujt u dënuan dhe u vranë. 4 prej tyre u shpallën të pafajshëm. Më 2005, për shkak të mungesës së provave, Gjykata e Lartë e la në fuqi këtë gjykim nga Gjykata e Lartë e Lahores.

Studimi i shenjave

Doktoresha Summaiya nuk do që t’i ikë asnjë detaj. Ajo përdor edhe një tjetër formular. Është më i detajuar me 3 pjesë që dokumenton ekzaminimet fizike, shënimet dhe mendimet e mjekut. “Shikoje këtë”, thotë ajo. “Edhe nëse do të ishte dita e parë e punës, formulari ju udhëzon. Në këtë mënyrë nuk do të mbështetemi fare në eksperiencën e mjekut për çështje të caktuara që kërkohen”.

Për shembull: A është pastruar viktima, që pastaj ndikon në humbjen e fakteve? A ka viktima fëmijë, dhe nëse po, çfarë mënyre të lindjes ka përdorur? “Një grua që ka lindur 4 fëmijë do ta shpjegojë ngjarjen ndryshe në krahasim me një vajzë 14-vjeçare”, thotë dr. Summaiya. “Nëse ka më pak lëndime nuk do të thotë që ajo nuk ka qenë e dhunuar”.

Formulari i ri ka pyetje rreth mënyrës së ecjes së viktimës. Nëse një femër është dhunuar nga disa persona, të ecurit e saj do të ndryshojë. Mjeku duhet t’i shënojë datat e incidentit, shërimi i viktimës dhe data e koha kur është ekzaminuar. Me kalimin e ditëve, gjetjet do të ndryshojnë si evidencë - gjurmët e spermës, gjaku ose shenjat e dhunës - mund të humbin.

Image

“Me të gjitha të dhënat shtesë, do t’ua dorëzojë policisë dhe prokurorisë dëshmitë që ta hapin rastin dhe t’i vërtetojnë ato që viktimat rrëfejnë”, thotë dr. Summaiya. Formulari i ri përmban dy pyetje rreth “shenjave nga dhuna”, kështu që mjeku mund të jetë sa më i plotë që të jetë e mundur.

Rezistenca

Edhe Ministria e Shëndetësisë shqipton 14 masa për 73 ankesa Arbëri 3 muaj më parë Ministria e Shëndetësisë shqipton 14 masa për 73 ankesa

Macja rri nën karrigen e saj, doktoresha Summaiya ka harruar t’i ushqejë kafshët endacake jashtë zyrës së saj. “Eja këtu”, thotë ajo duke u ngritur nga karrigia. Në tjetër mace afrohet.

Kur ajo kthehet në zyrë, një nga nëpunësit e saj sjell pjatën me patate të skuqura të mbuluara me Masala pasi që mendoi se mund të ishte uritur. Ajo vazhdoi të m’i shpjegojë formularët e rinj derisa i hante patatet. Por, një tjetër punëtor hyn dhe i thotë: “Nëse i ha ato, do të të rritet shtypja juaj e gjakut”.

Ajo e injoron dhe vazhdon të më shpjegojë. “Kur fillova punën këtu, nuk duhej ta merrnim pëlqimin e viktimës për ekzaminim”, thotë ajo. “Nëse e ekzaminoni me forcë dikë që është dhunuar, atëherë ku është dallimi mes teje dhe dhunuesit?”.

Formularët i janë dërguar Prokurorisë së Përgjithshme për aprovim dhe tashmë një vit po përdoren në JPMC. Summaiya i përshkruan ato si dokumente në zhvillim dhe shpreson që me kalimin e kohës do të përdoren në tërë Sindhin.

Por nuk ka qenë i lehtë ky ndryshim.

Zyra e saj gjendet në anën e vjetër kirurgjike të spitalit. Ende janë në dyer shenjat e vjetruara të klinikës së tiroides dhe dhomat e ekzaminimeve. Dosjet janë lënë në barela dhe tre nëpunës kanë krijuar sistemin për të organizuar ato. Jashtë dyerve të zyrës ca burra ngasin motoçikletat e tyre nëpër korridor dhe njollosin muret ku gjenden lajmërime për të respektuar hapësirën e spitalit dhe për ta mbajtur atë të pastër. Zyra ku ulemi as nuk ka kondicioner dhe as dritare të mëdha për ajrosje, gjë gjatë verës do të ishte e tmerrshme.

Dyshimet

Summaiya ka qëndruar në këtë zyrë tashmë gjashtë muaj dhe nuk është më funksionale, pasi që një pjesë e tavanit është dëmtuar dhe ka rënë në tokë. Tani dhoma është e mbushur me thasë të dosjeve të vjetra e të shkatërruara nga uji ose termitet. Disa nga ata thasë mund të kenë dokumente të nevojshme për rastet në gjykatë, pasi që rastet mund të marrin kohë prej 6 muaj deri në katër vite për të shkuar në gjyq. Hera e fundit që Summaiya ishte në gjykatë këtë vit, ishte për një rast të dokumentuar në vitin 2016.

Shoferët e ambulancës i mbulojnë trupat me çarçafë të pastër, stafi i E.R. iu siguron dezinfektues, PPE ose doreza. Pasi të mblidhen mostrat, polici i dërgon në laborator, zakonisht me motoçikletë. Njëherë një polic që po bartte shishe xhami me mostra u aksidentua dhe të gjitha mostrat u shkatërruan. “Jemi njerka e sistemit mjekësor”, thotë Summaiya me buzëqeshje të lehtë. “Askush nuk do që të na pranojë”.

I jepet pak rëndësi punës së tyre. Shumica e mjekëve i konsiderojnë laboratorët si të korruptuar. “Reputacioni ynë na paraprin dhe disa prej të cilëve edhe pse janë të sinqertë, konsiderohen si të tillë”, thotë doktoresha Summaiya. “Në fund të fundit, nuk duhet të futen të gjithë në një thes”.

Ajo qesh kur e pyes nëse mendon ta lërë punën. “Çdo ditë! Çdo ditë i them burrit: ‘Jam lodhur, nuk do të shkoj nesër në punë’. Pastaj ai ma rikujton: ‘Kështu the edhe dje’”.

Vazhdon tutje: “Është luftë në vazhdimësi dhe nëse heq dorë, do të thotë që kam humbur. Unë nuk jam humbëse”.

Edhe Gjykata dështoi të marrë vendim përgjatë 4 vjetësh, viktima e dhunës në familje vdiq Arbëri 4 muaj më parë Gjykata dështoi të marrë vendim përgjatë 4 vjetësh, viktima e dhunës në familje vdiq

Përktheu: Shukrie Sadiku

(Fund)