Greqia ka vazhduar betejën e madhe me zjarret në pjesën verilindore të saj. Zjarret masive kanë djegur pothuajse gjithçka në këtë rajon të Greqisë.
Zjarrfikësit grekë kanë shpëtuar grupin prej 25 migrantëve që ishin bllokuar në zonën malore të premten teksa zjarret po i afroheshin. Departamenti i zjarrfikësve ka njoftuar se migrantët ishin bllokuar në rajonin Evros në kufi me Turqinë.
Nuk është raportuar për të lënduar. Kjo është dita e 14-të me radhë që Greqia po vazhdon betejën me zjarret e mëdha.
Gjatë javës së kaluar janë gjetur trupat e 20 personave, të cilët besohet se kanë vdekur nga zjarri. Autoritetet besojnë se janë migrantë që sapo e kishin kaluar kufirin.
Ekipi për identifikimin e viktimave është angazhuar në identifikimin e mbetjeve të migrantëve.
Edhe
22 migrantë vdesin afër Greqisë pas gjashtë ditësh në det
Forca shumëkombëshe prej 580 zjarrfikësve është përkrahur nga gjashtë aeroplanë dhe dy helikopterë që kanë shuar zjarret që prej 19 gushtit.
Një shtet evropian nuk është përballur me zjarre të tilla që prej vitit 2000 kur nisën regjistrimet. Vlerësohet se në Greqi sivjet janë djegur 81 mijë hektarë tokë.