Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gratë australiane “përqafojnë” lindjet në shtëpi

Programi i lindjes në shtëpi është pritur mirë nga një pjesë e grave australiane të cilat këtë mundësi po e shohin si më komode në krahasim me lindjet në spital. Programi tani vlen edhe për gratë që kanë lindjen e parë

Karista Parker lindi fëmijën e saj të dytë, Miles, në komoditetin e shtëpisë së saj.

Me një peshë mbresëlënëse prej 4,9 kilogramë, Miles është foshnja e 100-të e lindur përmes programit të lindjes në shtëpi, të territorit të kryeqytetit Australian (ACT).

Ndërkaq, motra e Miles, Freya lindi në spital

Për Karistën, lindja e Miles në shtëpi dukej një mundësi më e lehtë.

“Ndihesha e sigurt në shtëpi, që nuk më duhej të largohesha askund, thjesht të hidhesha përsëri në shtratin tim, të kisha ushqim nga frigoriferi ynë, të jem në një hapësirë ​​të sigurt. Ndihesha shumë më e qetë dhe e relaksuar. Ndoshta mund të kisha fjetur midis kontraktimeve”, ka thënë Parker. 

Babai i fëmijëve, Kurt, nuk ishte i bindur që lindja duhej të bëhej në shtëpi.

Ai ishte i shqetësuar për komplikimet e mundshme dhe opsionet në dispozicion.

“Ne folëm për këtë, u rehatuam me idenë dhe ishte një përvojë shumë e bukur për të dy”, ka thënë Mayo-Ramsay. 

Dhe ky është një nga avantazhet e lindjes në shtëpi.

"Përfitimet do të ishin padyshim kënaqësia e lindjes. Përvoja pozitive e lindjes së grave”, ka thënë Lauren Parker. 

Hulumtimet e bëra mbi lindjet në shtëpi raportojnë shkallë më të ulët të traumave dhe ndërhyrjeve mjekësore.

Gratë që zgjedhin këtë mundësi lindjeje kanë gjithashtu më shumë gjasa të ushqejnë me gji dhe për një periudhë më të gjatë kohore.

Deri më tani, programi ACT i lindjes në shtëpi ka pasur një përqindje suksesi 100%.

Kur u krijua në 2017, programi i lindjes ACT lejoi të merrnin pjesë vetëm gratë që kishin lindur më parë dhe që jetonin dhjetë minuta larg nga spitali i Kanberrës.

Tani që programi ka provuar të jetë një sukses, ai është i hapur për të gjitha gratë, madje edhe për ato që u bënë nëna për herë të parë.

Artikuj të ngjashëm