Afro gjysmë metri breshër ra të hënën në Gjermaninë jugore e në atë perëndimore, duke shkaktuar dëme në vendbanime, kopshte e në ndërtesa.
Siç raportoi “Euronews”, të martën, autoritetet dolën për t’i evidentuar dëmet e krijuara, derisa një situatë më e rendë u pa në qytetin Rottenburg.
Situatë e tillë me të reshura shiu e breshri ka mbizotëruar edhe në Francë. Atje u raportua për të paktën një grua të vdekur si pasojë e vërshimeve e dhjetëra të lënduar.
Verën e kaluar, Gjermania u përball me një ndër fatkeqësitë më të mëdha, ku stuhia e shiu lanë mijëra banorë pa shtëpi.
U konfirmuan edhe disa të vdekur, në mesin e tyre edhe dy kosovarë.


Artikuj të ngjashëm
-
Gjermania goditet nga stuhia me breshër
-
Gjermania goditet nga temperatura rekord, ndërsa vala e të nxehtit lëviz drejt lindjes
-
Të paktën 10 të lënduar nga goditja e rrufesë në Gjermani
-
Tre të vdekur pasi erërat e forta rrëzuan një pemë në Gjermani
-
Gjendja me përmbytjet në Gjermani vazhdon të jetë e rëndë