Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjysma e fëmijëve të Ukrainës janë zhvendosur brenda një muaji

Çdo i dyti fëmijë ukrainas është zhvendosur që kur Rusia filloi pushtimin më 24 shkurt, sipas Fondit për Fëmijët i Kombeve të Bashkuara, raporton CNN të enjten.

“Që nga fillimi i luftës një muaj më parë, nga çdo djalë dhe vajzë në vend, një nga dy tani janë larguar nga shtëpitë e tyre”, ka thënë zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder.

“Është një situatë që nuk e kemi parë më parë dhe është pothuajse e pamundur të merremi me të”, ka shtuar ai.

Elder theksoi se UNICEF-i po përpiqet të dërgojë batanije, tableta filtrimi për ujë, gjeneratorë, furnizime mjekësore dhe pajisje për nënat që po lindin në Ukrainë.

Ndërkaq, burimet ukrainase pretendojnë se 128 fëmijë kanë vdekur në luftë, teksa UNICEF-i sugjeroi se më shumë se gjysma e fëmijëve në Ukrainë janë zhvendosur nga shtëpitë.

UNICEF paralajmëroi se mbi 500 fëmijë të pashoqëruar u identifikuan teksa kalonin nga Ukraina në Rumani nga 24 shkurti deri më 17 mars.