Gjykata Supreme në SHBA po i dëgjon argumentet në rastin historik gjyqësor për të përcaktuar nëse Donald Trump do të jetë në garën presidenciale në SHBA, raporton “BBC”.
Vitin e kaluar Gjykata më e Lartë në Kolorado vendosi se Trump nuk mund të garojë pasi ishte përfshirë në kryengritje në Kongres në SHBA.
Në trazirat në Capitol më 6 janar të vitit 2021, përkrahësit e Trumpit kishin tentuar të mos lejonin certifikimin e zgjedhjeve në SHBA të cilat i fitoi Joe Biden.
Avokati i Trumpit, Jonathan Mitchell, gjatë paraqitjes së argumenteve ka thënë se më 6 janar ndodhën trazira dhe nuk ishte kryengritje.
“Për ta kualifikuar si kryengritje, duhet të jetë një përpjekje e organizuar konkrete për të rrëzuar qeverinë në SHBA. Këto ishin trazira. Nuk kishte kryengritje. Ngjarjet ishin të turpshme, kriminale e të dhunshme”, ka thënë Mitchell.
Edhe
A mund të kandidojë Trumpi për president? Gjykata e Lartë vendos
Trump pritet të flasë për argumentet e tij në konferencë për media. Para pronës së tij në Mar-a-Lago po presin 16 gazetarë.
Vendimi i Gjykatës Supreme do të aplikohet në gjitha shtetet.