Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kandidimi i Trumpit për president në duart e Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do ta ketë në dorë fatin e Donald Trumpit nëse duhet t’i ndalohet kandidimi për president, shkruan BBC të enjten.

Gjykata do të vendosë nëse shteti i Colorados mund ta heqë Trumpin nga fleta e votimit për shkak të përfshirjes së tij në trazirat e Capitolit të SHBA-së më 6 janar 2021.

Vendimi i Gjykatës së Lartë do të përcaktojë nëse shtetet e tjera amerikane do të mund të vendosin për heqjen e Trumpit nga fleta e votimit.

Trumpi është kandidat kryesor i Partisë Republikane.

Nëse drejtësia nuk vendos kundër Trumpit, ai pritet të jetë sfiduesi i presidentit demokrat Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit.

Është rasti më konsekuent i tillë që ka shkuar në Gjykatën e Lartë – që kur ajo ndaloi rinumërimin e votave në Florida në vitin 2000, duke ia dhënë Shtëpinë e Bardhë republikanit George W Bush në vend të demokratit Al Gore.

Edhe Gjykata Supreme vendos ta rikthejë Trumpin në fletëvotime Botë Gjykata Supreme vendos ta rikthejë Trumpin në fletëvotime

Ka presion për Gjykatën e Lartë që ta merr një vendim para datës 5 mars, kur votuesit në 15 shtete – përfshirë Coloradon – do të votojnë në primaret e republikanëve.

Emri i Trumpit deri më tani mbetet në fletën e votimit në Colorado, në pritje të vendimit të Gjykatës. Shteti i Maines gjithashtu ka përjashtuar Trumpin, por janë në pritje të vendimit të Gjykatës.

Sfida ligjore varet nga një amendament kushtetues i kohës së Luftës Civile që ndalon këdo që është “angazhuar në kryengritje ose rebelim” të mbajë poste federale.