Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjykata amerikane vendos se shumica e tarifave globale të Trumpit janë të paligjshme

Donald Trump

Foto: Associated Press

Një gjykatë apeli në SHBA ka vendosur se shumica e tarifave të lëshuara nga presidenti Donald Trump janë të paligjshme.

Vendimi prej tarifat “reciproke” të Trumpit, të vendosura ndaj shumicës së shteteve në botë, si dhe tarifat mbi Kinën, Meksikën dhe Kanadanë, raportoi BBC. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjykata e Apelit e SHBA-së për Qarkun Federal hodhi poshtë argumentin e Trumpit se tarifat ishin të lejuar sipas një ligji për fuqitë ndërkombëtare në rast emergjencash, që i jep presidentit autoritet të ndërmarrë masa ekonomike ndaj shteteve në rast emergjent.

akti emergjent të fuqive ekonomike, duke i quajtur ato “të pavlefshme dhe në kundërshtim me ligjin”.

Vendimi nuk do të hyjë në fuqi deri më 14 tetor për t’i dhënë kohë administratës që çështjen ta çojë në Gjykatën Supreme.

Trumpi e ka kritikuar vendimin.

“Nëse mbetet në fuqi, vendimi do ta shkatërronte SHBA-në”, ka shkruar ai.