Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjobë prej 1 mijë e 500 dollarëve për postimin kundër ushtrisë në Rusi

Aktivisti rus për të drejtat e njeriut, Oleg Orlov, është gjobitur me 1 mijë e 500 dollarë për kritikat ndaj luftës në Ukrainë.

Gjobitja e tij nga shteti rus është rasti i radhës i shtypjes së aktivistëve, gazetarëve të pavarur dhe figurave opozitare në Rusi.

Orlov, bashkëdrejtor i grupit për të drejtat e njeriut “Memorial” që fitoi çmimin “Nobel” për Paqe, në një postim në Facebook kishte kritikuar operacionin special të Rusisë në Ukrainë.

Regjimi rus të enjten e ka gjobitur për diskreditim publik të ushtrisë ruse.

Kremlini pasi nisi sulmin ndaj Ukrainës kishte miratuar ligjin që ndëshkon fyerjet dhe kritikat ndaj ushtrisë.

Aktivisti Orlov ishte dënuar dy herë për protestat e tij kundër luftës.

Organizata e tij “Memorial” është shpallur agjent i huaj nga Rusia.

Në vitin 2021, Gjykata Supreme e Rusisë kishte urdhëruar shuarjen e organizatës, vendim që nxiti kritika të shumta në Rusi.

Artikuj të ngjashëm