Botë

GJND-ja vendos të mërkurën në rastin kundër pushtimit rus të Ukrainës

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka njoftuar se do të vendosë të mërkurën në rastin e sjellë nga Ukraina se Rusia me gënjeshtra ka justifikuar pushtimin e saj, raporton agjencia AFP.

Rusia kishte akuzuar Ukrainën për gjenocid në territoret separatiste në lindje të saj.

Ukraina bëri ankesë në GJND, pak pasi që Rusia nisi pushtimin më 24 shkurt. Kërkoi nga Gjykata që të urdhërojë Rusinë ta ndalojë ofensivën.

Gjykata ka thënë se do të njoftohet për vendimin rreth orës 16:00 të mërkurën, më 16 mars.

Ky rast është ndaras nga rasti që Ukraina e ka ngre në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, ku ka akuzuar Rusinë për krime lufte.