Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjesti i famshëm dhe fundosja e “Moskvës”, vepër arti në Kiev

Artisti i grafiteve, Dmytro Dombrovskyy, ka pikturuar në Kiev imazhin e ushtarit ukrainas që sfidon luftanijen e famshme ruse me një gjest të vrazhdë, për të portretizuar simbolin që tashmë është bërë ikonik në Ukrainë në luftë. Imazhi simbolik përkujton nderon një grup rojesh kufitare ukrainase që fyen forcat ruse dhe më pas u zunë të gjallë, dhe fundosjen e luftanijes ruse në Detin e Zi.

Dombrovskyy, artist i njohur i rrugës në Kiev, tha se donte të rreshtohej në radhët e ushtrisë, por për arsye që nuk i shpjegoi, ai nuk u pranua. Prandaj, tha se po përpiqej t’i mbështeste përpjekjet e luftës në Ukrainë përmes artit të tij.

Ai tha se humbi katër nga miqtë e tij kohët e fundit në granatimet ruse. “Moskva”, flamuri i flotës ruse të Detit të Zi e me raketa të drejtuara që u bë objektivi i fuqishëm i sfidës ukrainase në ditët e para të luftës, u fundos në prill pasi u dëmtua rëndë. Duke shikuar veprën e tij, Dombrovskyy tha se donte që kryeqyteti rus të mbytej ose të digjej si anija.

Zyrtarët ukrainas thanë se forcat e tyre goditën anijen me raketa, ndërsa Rusia pranoi se kishte zjarr në bordin e Moskës, por jo sulm.