Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkatërrohet statuja e miqësisë Ukrainë-Rusi në qendër të Kievit

Shkatërrohet statuja e miqësisë Ukrainë-Rusi në qendër të Kievit

Një statujë e cila dikur përfaqësonte miqësinë mes Ukrainës dhe Rusisë është rrëzuar në Kiev, raportoi të enjten BBC.

Statuja gjigande në qendrën e kryeqytetit ukrainas u urdhërua nga kryetari i qytetit, Vitali Klitschko, që të largohej.

Klitschko tha se “Rusia shkatërroi jetën normale të miliona ukrainasve dhe shkatërroi paqen në Evropë”.

Turma njerëzish u mblodhën për të shikuar teksa monumenti po largohej, me disa që brohorisnin dhe i gëzoheshin kësaj.

“Nuk është më miqësi”, tha Klitschko për raportet Ukrainë-Rusi.

Artikuj të ngjashëm