Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjermania konfirmon zyrtarisht dërgimin e tankeve në Ukrainë

Gjermania do të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë dhe do të lejojë eksportin e tyre nga vende të tjera, ka konfirmuar zyrtarisht kancelari gjerman Olaf Scholz të mërkurën në një mbledhje qeveritare. 

Gjermania do të dërgojë 14 tanke në Ukrainë fillimisht.

Vendimi i Gjermanisë ka ardhur pasi SHBA-ja bëri të ditur se ka marrëveshje paraprake që vetë t’i dërgojë tanke Ukrainës për t’i ndihmuar në zmbrapsjen e Rusisë.

Scholz pati thënë se çdo lëvizje për t’i ofruar Ukrainës tanke të fuqishme Leopard 2 do të duhej të koordinohej me SHBA-në.

Ukraina ka një kohë të gjatë që kërkon tanke luftarake, për të luftuar Rusinë që nisi pushtimin në shkurt të vitit të kaluar.