Polonia i ka kërkuar edhe zyrtarisht Gjermanisë që t’i japë leje për dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë.
Çështja e dërgimit të këtyre tankeve në Ukrainë ka ngritur presionin mbi Berlinin për të marrë një vendim, raportoi BBC-ja të martën.
Qeveria gjermane i ka thënë BBC-së se e ka pranuar të martën kërkesën për eksportimin e 14 tankeve të prodhuara në Gjermania.
Mirëpo, qeveria ka deklaruar se vendimi final i takon vetëm kancelarit, Olaf Scholz.
Ukraina i sheh këto tanke si jetësore për ta thyer sulmin rus.
Tanket Leopard 2 janë dizajnuar në mënyrë të veçantë për t’i luftuar tanket ruse T-90, të cilat po përdoren në luftën në Ukrainë. Mirëpo ligjet e eksportit thonë se secili shtet që dëshiron t’i dërgojë ato diku tjetër duhet të kërkojë lejen e Berlinit për këtë.
Edhe
Gjermania i dërgon në Ukrainë tanket e shumëpritura
Gjermania deri më tani ka hezituar që t’i dërgojë tanket ose t’i lejojë shtetet e tjera t’i dërgojnë ato në Ukrainë, me frikën se një lëvizje e tillë mund të ndikojë në eskalimin e konfliktit me Rusinë.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorious ka deklaruar të martën se Berlini u ka dhënë leje kombeve të tjera që t’i trajnojnë ukrainasit se si t’i përdorin tanket Leopard 2, mirëpo nuk është angazhuar qe t’i dërgojë ato.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka akuzuar Perëndimin javën e kaluar se mospajtimet e tyre për dërgimin e tankeve po bëjnë që shumë njerëz në Ukraina ta humbin jetën.