Gjermania po ngec në objektivat e saj për të rinovuar urat e rrënuara të vendit deri në vitin 2032 dhe duhet të rrisë investimet, sipas auditorëve, të cilët kanë thënë se qëllimet e qeverisë duken të paarritshme.
Vetëm 69 nga 280 strukturat e planifikuara për rinovim në vitin 2024 sipas planit të parashikuar janë modernizuar, ka thënë zyra federale e auditimit të Gjermanisë, raporton Reuters.
Për të arritur objektivin, Autobahn GmbH, e cila është përgjegjëse për rinovimet, do të duhet të modernizojë rreth 590 nënstruktura çdo vit tani e tutje.
"Kjo nuk duket realiste”, ka thënë Kay Scheller, presidente e zyrës.
"Hendeku midis modernizimit të planifikuar dhe atij të suksesshëm do të vazhdojë të zgjerohet me kalimin e viteve”, ka shtuar ajo.
Zyra e auditimit, e cila e ka akuzuar ministrinë e Transportit për paraqitjen shumë pozitive të progresit dhe për dështimin e objektivave, ka thënë se kërkoheshin gjithsej 2.1 miliardë euro për 400 nënstruktura deri në vitin 2026, ndërsa ministria ka thënë se nevojiteshin 1.4 miliardë euro.
Edhe
Mosbesimi ndaj qeverisë së Gjermanisë dhe reformave të saj
Ministria e Transportit nuk është pajtuar me këtë vlerësim të "zbukurimit" të numrave, duke vënë në dukje megjithatë se modernizimi i urave është një përparësi kryesore, ka thënë një zëdhënës i ministrisë për Reuters.
"Zbatimi i programit është sipas planit dhe komunikohet në mënyrë transparente nga ministria e Transportit dhe Autobahn GmbH”, ka shtuar zëdhënësi.
Auditorët gjermanë kanë kërkuar më shumë fonde për Autobahn GmbH në pronësi të qeverisë, pa dhënë një shifër të saktë, pasi kjo varet nga zhvillimet e çmimeve të ndërtimit.
-
Reforma në Gjermani: Ndryshojnë rregullat për pushimet mjekësore, tatimet e kontratat e punës
-
Merzi mbështet planet për rritjen e moshës së pensionimit në rreth 70 vjeç
-
Volkswageni paralajmëron shkurtimin e mijëra vendeve të punës deri në fund të vitit
-
Dronët për të cilët Gjermania do të shpenzojë mbi 250 mln euro s’kanë dhënë rezultat në Ukrainë