---
description: Gjermania po ngec në objektivat e saj për të rinovuar urat e rrënuara të vendit deri në vitin 2032 dhe duhet të rrisë investimet, sipas auditorëve, të cilët kan
title: Gjermania ka dështuar t&#039;i arrijë objektivat për rinovimin e urave të rrënuara
image: https://resources.koha.net/images/2025/April/29/ffe0a2b8-564c-4d46-870a-07adad472f73.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Gjermania ka dështuar t'i arrijë objektivat për rinovimin e urave të rrënuara

![Gjermani](https://resources.koha.net/images/2025/April/29/ffe0a2b8-564c-4d46-870a-07adad472f73.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Një urë e shembur në Gjermani

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti [![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/flutura-gashi-mehmeti/articles)
- 29 prill 2025 16:47
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti ![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 29 prill 2025 16:47
- Shpërndaje në:

Gjermania po ngec në objektivat e saj për të rinovuar urat e rrënuara të vendit deri në vitin 2032 dhe duhet të rrisë investimet, sipas auditorëve, të cilët kanë thënë se qëllimet e qeverisë duken të paarritshme.

Vetëm 69 nga 280 strukturat e planifikuara për rinovim në vitin 2024 sipas planit të parashikuar janë modernizuar, ka thënë zyra federale e auditimit të Gjermanisë, raporton Reuters.

Për të arritur objektivin, Autobahn GmbH, e cila është përgjegjëse për rinovimet, do të duhet të modernizojë rreth 590 nënstruktura çdo vit tani e tutje. 

"Kjo nuk duket realiste”, ka thënë Kay Scheller, presidente e zyrës.

"Hendeku midis modernizimit të planifikuar dhe atij të suksesshëm do të vazhdojë të zgjerohet me kalimin e viteve”, ka shtuar ajo.

Zyra e auditimit, e cila e ka akuzuar ministrinë e Transportit për paraqitjen shumë pozitive të progresit dhe për dështimin e objektivave, ka thënë se kërkoheshin gjithsej 2.1 miliardë euro për 400 nënstruktura deri në vitin 2026, ndërsa ministria ka thënë se nevojiteshin 1.4 miliardë euro.

[Edhe ![BMW-ja në vështirësi financiare](https://resources.koha.net/images/2026/July/29/2ecc7a0e-e6ae-4aff-9c9b-b3d5a7dca085.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Auto 4 nën 2026 BMW-ja në vështirësi financiare](https://www.koha.net/auto/bmw-ja-ne-veshtiresi-financiare)

Ministria e Transportit nuk është pajtuar me këtë vlerësim të "zbukurimit" të numrave, duke vënë në dukje megjithatë se modernizimi i urave është një përparësi kryesore, ka thënë një zëdhënës i ministrisë për Reuters.

"Zbatimi i programit është sipas planit dhe komunikohet në mënyrë transparente nga ministria e Transportit dhe Autobahn GmbH”, ka shtuar zëdhënësi.

Auditorët gjermanë kanë kërkuar më shumë fonde për Autobahn GmbH në pronësi të qeverisë, pa dhënë një shifër të saktë, pasi kjo varet nga zhvillimet e çmimeve të ndërtimit.

[#gjermani](https://www.koha.net/tag/gjermani) [#infrastruktura](https://www.koha.net/tag/infrastruktura) [#deshtimi](https://www.koha.net/tag/deshtimi)

Artikuj të ngjashëm

- [![Mercedes-Benz ul pritshmëritë për fitimin në 2026-n, thellohet kriza](https://resources.koha.net/images/2023/December/20/mercedes11703081991.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Auto 27 tet 2026 Mercedes-Benz ul pritshmëritë për fitimin në 2026-n, thellohet kriza](https://www.koha.net/auto/mercedes-benz-ul-pritshmerite-per-fitimin-ne-2026-n-thellohet-kriza)
- [![Raporti: Evropa humb 120 miliardë euro investime çdo vit](https://resources.koha.net/images/2026/September/24/4e2f46ea-a1c8-48bf-a503-042e695557f8.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 24 sht 2026 Raporti: Evropa humb 120 miliardë euro investime çdo vit](https://www.koha.net/bote/raporti-evropa-humb-120-miliarde-euro-investime-cdo-vit)
- [![Firmat gjermane në vështirësi ndërsa Kina i sfidon në terrenin e tyre](https://resources.koha.net/images/2026/September/06/efb116ec-f1c2-4cc7-b9dc-d730ef69fa53.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 7 sht 2026 Firmat gjermane në vështirësi ndërsa Kina i sfidon në terrenin e tyre](https://www.koha.net/bote/firmat-gjermane-ne-veshtiresi-ndersa-kina-i-sfidon-ne-terrenin-e-tyre)
- [![Mirëmbajtja e autostradave, Auditori: U pagua më shtrenjtë e s’pati konkurrencë të drejtë](https://resources.koha.net/images/2025/June/20/7ce37252-725d-4586-827d-21bb7a603e04.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 21 gus 2026 Mirëmbajtja e autostradave, Auditori: U pagua më shtrenjtë e s’pati konkurrencë të drejtë](https://www.koha.net/arberi/mirembajtja-e-autostradave-auditori-u-pagua-me-shtrenjte-e-spati-konkurrence-te-drejte)

[Futboll.]() [Ballkani mbetet pa trajner](https://www.koha.net/futboll/ballkani-mbetet-pa-trajner)

[Botë.]() [Trump: Kur të vdes do të shkoj në parajsë](https://www.koha.net/bote/trump-kur-te-vdes-do-te-shkoj-ne-parajse)

[Arbëri.]() [Raporti i Progresit, Lushaku-Sadriu: Këtë javë pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme](https://www.koha.net/arberi/raporti-i-progresit-lushaku-sadriu-kete-jave-pritet-te-mbahet-seance-e-jashtezakonshme)

[Futboll.]() [Franco Foda: Shpresoj që Dalipi të vendosë për Kosovën](https://www.koha.net/futboll/franco-foda-shpresoj-qe-dalipi-te-vendose-per-kosoven)

[Arbëri.]() [Komisioni për Legjislacion miraton katër projektligje për marrëveshje ndërkombëtare](https://www.koha.net/arberi/komisioni-per-legjislacion-miraton-kater-projektligje-per-marreveshje-nderkombetare)

[Arbëri.]() [Tahiri: Të enjten debatohet për energjinë, mbi një miliard euro për blerjen e rrymës kërkojnë hetim](https://www.koha.net/arberi/tahiri-te-enjten-debatohet-per-energjine-mbi-nje-miliard-euro-per-blerjen-e-rrymes-kerkojne-hetim)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Gjermania ka dështuar t'i arrijë objektivat për rinovimin e urave të rrënuara","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/gjermania-ka-deshtuar-te-arrije-objektivat-per-rinovimin-e-urave-te-rrenuara","datePublished":"2025-04-29T16:47:33+02:00","dateModified":"2026-07-11T10:10:07+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":290,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Gjermania po ngec në objektivat e saj për të rinovuar urat e rrënuara të vendit deri në vitin 2032 dhe duhet të rrisë investimet, sipas auditorëve, të cilët kan","url":"https://www.koha.net/bote/gjermania-ka-deshtuar-te-arrije-objektivat-per-rinovimin-e-urave-te-rrenuara","keywords":"gjermani, infrastruktura, deshtimi","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/April/29/ffe0a2b8-564c-4d46-870a-07adad472f73.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
