Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjermania i shpëton tragjedisë për 18 minuta

Ura në Dresden

Gjermania u trondit të mërkurën në mesnatë pasi u shemb një pjesë e urës Carola në qytetin e Dresdenit. 18 minuta më herët aty kishte kaluar tramvaji me pasagjerë. Fatmirësisht, nuk pati asnjë të lënduar, shkruan RTL.

Policia supozon se shembja e urës ishte aksidentale dhe nuk ka të dhëna për ndikim të jashtëm.

Autoritetet gjermane u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë sa më larg urës pasi ka “rrezik për jetën”.

Seksioni i shembur i urës ishte menduar të riparohej vitin e ardhshëm. Pjesët e tjera të urës u hapën për trafik vetëm në mars të vitit 2024 pas muajsh riparimesh.

Dëmi nga shembja është rreth 100 metra i gjatë.

Linja 3 dhe 7 e tramvajit kalon çdo orë gjatë ditëve të javës mbi këtë urë, përfshirë edhe natën.

Edhe Gjermania po heton një incident me një mjet shpërthyes në Brandenburg Botë Gjermania po heton një incident me një mjet shpërthyes në Brandenburg

Është ende e paqartë se si pjesë të urës u shembën rreth orës 3 të mëngjesit.

Ura e Carolas është një nga më të rëndësishmet në trafikun në Dresden.

VIDEO