Gjermania është shprehur e gatshme t'i pranojë dezertorët rusë, raportoi AFP-ja të enjten.
Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser, deklaroi se rusët që po i frikësohen përfshirjes nga mobilizimi e ri, i urdhëruar nga presidenti Vladimir Putin, mund të marrin mbrojtje ndërkombëtare në Gjermani.
“Dezertorët e kërcënuar me represion serioz mund të marrin mbrojtje ndërkombëtare në Gjermani”, tha Faeser, përcjell AFP-ja.
Qëkur Putini dha urdhër për mobilizim të ri, me synimin të angazhojë 300.000 rezervistë për luftën ndaj Ukrainës, mijëra rusë po ikin nga vendi. Kolona të gjata janë regjistruar nëpër pikat kufitare të Rusisë. Po ashtu, edhe fluturimet janë shpeshtuar drejt vendeve ku rusët nuk kanë nevojë për viza, si në Turqi, Emirate të Bashkuara Arabe e Serbi.
-
Gjermania e gatshme t'i pranojë gjithë refugjatët nga Ukraina
-
Gjermania harton listën e bunkerëve mes tensioneve me Rusinë
-
Rusia u jep shtetësi 3.344 të huajve që shërbejnë në luftën në Ukrainë
-
Franca u lëshon viza gjashtë ushtarëve rusë që kanë ikur nga lufta
-
Të huajt që luftojnë për Rusinë do ta marrin shtetësinë ruse