Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjermania e gatshme t'i pranojë gjithë refugjatët nga Ukraina

Gjermania ka shprehur gatishmëri të pranojë gjithë refugjatët ukrainas që ikin nga pushtimi rus i Ukrainës.

“Ne do të marrim gjithë ukrainasit që ikin nga vendi i tyre shkaku i luftës”, ka thënë ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e jashtëm slloven Anze Logar, raporton CNN. “Ne po ndihmojmë njerëzit që po ikin nga Ukraina. Po qëndrojmë në kufi për të sjellë ndihmë për njerëzit dhe për të sjellë njerëzit në gjitha shtetet evropiane”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Baerbock po ashtu ka premtuar më tepër ndihmë humanitare për Ukrainën.