Burime pranë Qeverisë thonë se ekziston shqetësimi se Ukraina mund të ketë besim të tepruar nëse përjeton një varg fitoresh në fushën e betejës dhe rrokulliset në territorin rus – që do të nënkuptonte se tanket gjermane do të ishin përsëri brenda Rusisë
Deputeti nga radhët e SPD-së, Kaweh Mansoori, për shembull, donte të mësonte se çfarë armësh i ishin dorëzuar Ukrainës. Ekipi i tij pyeti zyrën parlamentare përgjegjëse për informacionin e klasifikuar. Përgjigjja: Fatkeqësisht, asnjë informacion. Informacioni, iu tha, është i rezervuar vetëm për ata ligjvënës që janë anëtarë të komisioneve të çështjeve ekonomike, punëve të jashtme dhe mbrojtjes të Bundestagut gjerman. Mansoori është anëtar i Komitetit të Çështjeve Ligjore, shkruan në analizën e “Der Spiegelit”.
“Fakti që në një situatë të tillë, jo të gjithë përfaqësuesit e Bundestagut mund të kenë pasqyrë të asaj që i është dorëzuar Ukrainës – kjo është e papranueshme”, thotë ai. "Unë nuk jam në gjendje t'iu përgjigjem pyetjeve të qytetarëve gjermanë me një ndërgjegje të pastër, nëse nuk kam një pasqyrë të dërgesave”.
Hezitimi i kabinetit qeveritar
Por nëse është politikisht e përshtatshme, Qeveria është më se e lumtur të injorojë shqetësimet e veta të sigurisë. Në fund të prillit, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, u dërgoi homologëve evropianë ftesë të improvizuar për një takim në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, me shpresën për të përshpejtuar shpejtësinë e dërgesave të armëve Ukrainës, kujton revista politike gjermane. Ftesa nisi një rund tjetër takimesh në Berlin, ndërsa udhëheqësit gjermanë u përpoqën të kuptonin se çfarë tjetër mund të dërgonin.
Ngjarjet në Berlin një ditë para atij takimi ilustrojnë në mënyrë të përkryer mungesën e plotë të Qeverisë për një strategji kur bëhet fjalë për këtë luftë. Në mëngjes dukej se kishte qartësi. Në një takim me dyer të mbyllura të ekspertëve të sigurisë nga partitë e koalicionit, ministrja e Mbrojtjes, Lambrecht, këmbënguli se Gjermania do t'i përmbahej qëndrimit se dërgimi i armëve të rënda do të rriste rrezikun e përshkallëzimit me Rusinë. Kështu, tha ajo, Qeveria ishte e unifikuar me refuzimin e saj për të dërguar automjete të blinduara dhe tanke në Ukrainë.
Edhe
Disa arsye pse Gjermania hezitonte t’i dërgonte tanke Ukrainës
Por vetëm pak orë më vonë, Lambrecht mori urdhra të rinj marshimi nga Kancelaria. Tani Scholz papritmas mbështeti dërgimin e automjeteve të mbrojtjes ajrore “Gepard”. Por në të njëjtën ditë, udhëheqësit ushtarakë paralajmëruan se ata posedonin vetëm shumë pak fishekë për “Gepard” dhe se mund të duhej mjaft kohë përpara se ato të mund të dorëzoheshin.
Një vendim i mëtejshëm për dërgesat e armëve ishte po aq kaotik. Në prill Holanda kontaktoi përsëri Berlinin për të pyetur nëse mund t'i dërgonin Ukrainës disa nga “Panzerhaubitze 2000” të tyre të prodhuara nga Gjermania. Diskutimi vazhdoi si në shkurt, kur fokusi ishte te 400 raketat antitank. Për shkak se Berlini përsëri nuk donte të ulej në ulësen e pasme, u mor vendimi për të dërguar të paktën edhe shtatë obusë gjermanë.
Gjermania llogarit edhe rreziqet
“Olaf Scholz nuk e ka shpjeguar kurrë në mënyrë të kënaqshme neverinë e tij ndaj dërgimit të automjeteve të blinduara Ukrainës. Në mes të majit, ai të paktën la të kuptohej arsyetimi i tij në një takim me Komisionin e Mbrojtjes në Parlament”, shkruan “Der Spiegel”. Gjermania, tha ai, gjatë takimit afërsisht prej një orësh, do të vazhdojë dërgesat e saj të armëve "për aq kohë sa është e nevojshme për të mbështetur Ukrainën në betejën e saj mbrojtëse". Kur bëhet fjalë për dërgesat e armëve, tha ai, nuk ka "parime të përjetshme". Gjermania vazhdon të koordinohet ngushtë me partnerët e saj, tha ai, dhe të llogarisë "rreziqet dhe efikasitetin ushtarak" të dërgesave - duke shtuar se tanket e betejës mbetën të ndaluara. Megjithatë, tha ai, nuk kishte "parime absolute", prandaj preferoi të mbetet i paqartë në komentet e tij publike.
Embargoja e tankeve nuk është diskutuar asnjëherë në nivel NATO-je, aq më pak është vendosur për të, thonë njerëz të afërt me Qeverinë gjermane, por jozyrtarisht ka një marrëveshje të plotë për këtë çështje midis Uashingtonit, Londrës dhe Parisit. Për më tepër, thonë burimet, Gjermania nuk mund të jetë kurrë vendi i parë që do të dorëzojë tanke për arsyet e saj historike.
Në të njëjtën kohë, burime pranë Qeverisë thonë se ekziston shqetësimi se Ukraina mund të ketë besim të tepruar nëse përjeton një varg fitoresh në fushën e betejës dhe rrokulliset në territorin rus – që do të nënkuptonte se tanket gjermane do të ishin përsëri brenda Rusisë. Është një shqetësim që nxjerr në pah njëfarë mosbesimi në Berlin ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Dhe kjo, gjithashtu, është një arsye pse industria e mbrojtjes në Gjermani nuk është autorizuar të dorëzojë tanke luftarake.
BE-ja i dërgon Ukrainës armë ruse
Edhe Zemërimi amerikan ndaj BerlinitNë Berlin, linja e përbashkët që është krijuar me partnerët e aleancës është interpretuar si vazhdim i nevojshëm i përgatitjes së mjeteve të blinduara për dorëzim Ukrainës. Sipas kësaj, i bie se nëse Uashingtoni vendos përfundimisht të dërgojë automjete të blinduara një ditë, do të duheshin edhe disa muaj të tjerë përpara se “Marders” gjermanë të mund të riparoheshin. Dhe përgjegjësia për përgatitjet e tilla, beson Berlini, u takon kompanive të mbrojtjes dhe jo Berlinit.
Megjithatë, Qeveria gjermane po merr pjesë në marrëveshjet e shkëmbimit, sipas të cilave Gjermania do të mbushte armatimet e dërguara nga vendet aleate në Ukrainë. Marrëveshja e parë e tillë përfshinte pajisje të vjetra ushtarake të Gjermanisë Lindore të zotëruara nga Estonia. Më vonë, vendet e tjera të BE-së ndoqën shembullin, si vendimi i Republikës Çeke për të dërguar materiale të vjetra sovjetike në Ukrainë. Në këmbim, Berlini po përpiqet të mbushë arsenalet e partnerëve të tij me armë moderne në gjysmë të rrugës. Një shembull tjetër është dërgimi nga Sllovakia për Ukrainën sisteme antiajrore S300 të prodhuara nga Rusia. Gjermania dhe vendet e tjera anëtare të NATO-s vendosën më pas sistemet e mbrojtjes raketore Patriot në Sllovaki.
Sidoqoftë, sistemi nuk funksionon gjithmonë pa probleme. Polonia, për shembull, ia dha Ukrainës pjesën më të madhe të tankeve të saj të vjetra ruse, me Varshavën që mbështetej në zotimin e Gjermanisë për të rimbushur flotën e tankeve të Polonisë. Por polakët kishin shpresuar se do të merrnin modelet më të reja të tankut “Leopard” – një dëshirë që rezultoi e paplotësueshme. Edhe Bundeswehri i Gjermanisë ka vetëm disa dhjetëra prej tyre.
Gati në vjeshtë?
Në fillim të kësaj jave, debati brenda Qeverisë gjermane mori sërish vrull. Dhe përsëri, impulsi nuk erdhi nga Kancelaria. Në video-konferencën sekrete të mbështetësve të Ukrainës të mbajtur një javë më parë, sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, kishte njoftuar se Uashingtoni së shpejti do të dërgonte sisteme raketash me rreze të mesme veprimi në Ukrainë, duke thënë se përndryshe vendi do të humbiste aftësinë e tij për t'iu kundërvënë rusëve që po avanconin. Austin inkurajoi të tjerët që t'i bashkoheshin përpjekjes. Më pas, fundjavën e kaluar, Uashingtoni dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar kontaktuan Berlinin për të pyetur se çfarë kishte ofronte Gjermania.
Edhe një herë kancelari u detyrua të mbante një pozicion dhe përsëri pati një rund të sikletshëm takimesh në Berlin. Në fund të fundit, administrata Scholz vendosi të shtojë katër sisteme të shumta raketahedhëse MARS II nga Bundeswehri në zotimin e SHBA-së. Dhe befas, fshehtësia nuk ishte më aq e rëndësishme sa kishte qenë. Të mërkurën, lajmi për dërgesat e MARS II u zbulua në shtyp. Në të njëjtën kohë, Këshilli Federal i Sigurimit i Gjermanisë autorizoi dorëzimin e sistemeve ultra-moderne kundërajrore IRIS-T SLM të prodhuara nga “Diehl Defence”. Megjithatë, është e paqartë nëse ato do të kenë shumë rëndësi. Edhe optimistët në administratën e Scholzit pranojnë se ka të ngjarë të jenë gati për dorëzim vetëm në vjeshtë. Ose me vonë.
Edhe
Gjermania e Polonia u hapin rrugë tankeve drejt Ukrainës
Edhe nëse njoftimet e reja nga Berlini arritën të gjeneronin më në fund një mbulim pozitiv në shtyp, ka përsëri shumë indikacione se gjermanët u rreshtuan si duhet.
(Vijon)