Zvarritja e perceptuar e Berlinit, së fundmi për tanket e betejës “Leopard 2”, të cilat Kievi i ka kërkuar prej kohësh, i ka rrënjët të paktën pjesërisht në kulturën politike të kujdesit ushtarak të pas Luftës së Dytë Botërore, së bashku me shqetësimet e sotme për një përshkallëzim të mundshëm lufte
Gjermania është kthyer në një nga furnizuesit kryesorë të armëve të Ukrainës në 11 muajt që nga pushtimi i Rusisë, por kancelarit Olaf Scholz njashtu i ka dalë nami për hezitimin për të ndërmarrë çdo hap të ri - duke gjeneruar padurim midis aleatëve.
Zvarritja e perceptuar e Berlinit, së fundmi për tanket e betejës “Leopard 2”, të cilat Kievi i ka kërkuar prej kohësh, i ka rrënjët të paktën pjesërisht në kulturën politike të kujdesit ushtarak të pas Luftës së Dytë Botërore, së bashku me shqetësimet e sotme për një përshkallëzim të mundshëm lufte.
I palëkunduri Scholz
Të premten, Gjermania ishte afër vendimit për dorëzimin e tankeve, duke urdhëruar një rishikim të rezervave të saj të “Leopardit” në përgatitje për një dritë jeshile të mundshme.
Megjithatë, ende nuk kishte asnjë angazhim. Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, hodhi poshtë sugjerimin se Gjermania po pengonte, por tha se "ne duhet të balancojmë të gjitha të mirat dhe të këqijat përpara se të vendosim gjëra të tilla, pikërisht ashtu”.
Edhe
Nga e kaluara tragjike tek aleanca strategjike - Izraeli po armatos Gjermaninë
Është një model që është përsëritur gjatë muajve, pasi Scholz fillimisht refuzoi të premtonte pajisje të reja, më të rënda, dhe më pas ra dakord ta bënte këtë.
Së fundmi, Gjermania njoftoi në fillim të janarit se do të dërgonte 40 transportues të blinduar të personelit “Marder” në Ukrainë – duke e dhënë njoftim të përbashkët me SHBA-në, të cilat premtuan 50 automjete të blinduara “Bradley”.
Ky vendim pasoi disa muaj thirrjeje që Berlini të dërgonte “Marder” dhe nxiti presionin që ai të ngjitej një shkallë tjetër drejt tankut “Leopard”.
"Ka një mospërputhje midis përmasave aktuale të angazhimit dhe dërgesave të armëve - është furnizuesi i dytë më i madh evropian - dhe hezitimit me të cilin është bërë", tha Thomas Kleine-Brockhoff, analist i lartë me qendër në Berlin me Fondi Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Scholz, politikan me vetëbesim të palëkundur me një brez kokëfortë dhe pak shije për t'iu përkulur thirrjeve publike për veprim, i ka qëndruar me vendosmëri qasjes së tij. Ai ka thënë se Gjermania nuk do t’i marrë e vetme vendimet e armëve dhe vuri në dukje nevojën për të shmangur që NATO-ja të bëhet palë e drejtpërdrejtë në luftën me Rusinë.
Scholzi do më shumë kohë
Edhe
Diskutimet për vendosjen e trupave në Ukrainë shkaktojnë shqetësime në Gjermani
Ndërsa presioni u rrit javën e kaluar, ai deklaroi se nuk do të nxitohej në vendime të rëndësishme të sigurisë nga "komentet e emocionuara". Dhe ai këmbënguli se shumica në Gjermani mbështet vendimmarrjen "e qetë, të mirëmenduar dhe të kujdesshme" të Qeverisë së tij.
Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos në Zvicër, të mërkurën, Scholz renditi disa nga pajisjet që Gjermania i ka dërguar Ukrainës, duke deklaruar se kjo shënon "një pikë kthese të thellë në politikën e jashtme dhe të sigurisë gjermane".
Kjo është, të paktën deri diku, e vërtetë. Gjermania refuzoi të siguronte armë vdekjeprurëse përpara fillimit të pushtimit, duke reflektuar një kulturë politike të rrënjosur pjesërisht në kujtesën e historisë së agresionit të vetë Gjermanisë gjatë shekullit XX – duke përfshirë pushtimin nazist të Bashkimit Sovjetik.
“Asnjë kancelar gjerman, i asnjë partie, nuk dëshiron të shihet në shtytjen e një agjende ushtarake – ju dëshironi të provoni të gjitha opsionet e tjera përpara se t'i futeni kësaj”, tha Kleine-Brockhoff. “Dhe për këtë arsye për konsumin e brendshëm, shihet si një gjë pozitive që një kancelar gjerman të mos udhëheqë në këtë, të jetë i kujdesshëm, të jetë rezistent, të ketë provuar të gjitha opsionet e tjera”.
Scholz përballet me thirrje nga opozita e qendrës së djathtë të Gjermanisë dhe disa në koalicionin e tij qeverisës trepartiak për të qenë më proaktiv për ndihmën ushtarake; më pak nga Partia e tij Socialdemokrate e qendrës së majtë, e cila për dekada ishte e zhytur në trashëgiminë e afrimit të Luftës së Ftohtë, e ndjekur nga paraardhësi Willy Brandt në fillim të viteve 1970.
Edhe
Konservatorët e Merzit bien në sondazhe pas të djathtës ekstreme AfD
Scholz "vendosi herët se ai nuk dëshiron të udhëheqë ushtarakisht në ndihmën për Ukrainën", tha Kleine-Brockhoff, megjithëse "ai dëshiron të jetë një aleat i mirë dhe pjesë e aleancës dhe në mes të paketës".
Përgatiti: Rexhep Maloku