Gjermania dëshiron t’i pranojë rreth 1.500 migrantë të ngujuar në ishujt grekë, pasi që zjarri shkrumboi një kamp të stërmbushur, kanë thënë të martën burimet nga qeveria, në një gjest solidariteti me Greqinë.
Vendimi nga kancelarja Angela Merkel vjen pas një rritjeje në sondazhe të partisë së saj konservatore, teksa Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka shënuar rënie, raporton Reuters.
Më shumë se 12.000 veta, kryesisht azilkërkues nga Afganistani, Afrika dhe Siria, kanë mbetur pa strehë apo ushqim, pasi që zjarri shkatërroi kampin e tyre në ishullin Lesbos, javën e kaluar.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjermani: Mijëra protestues në mbështetje të migrantëve në Greqi
-
Merzi thotë se do të bashkëpunojë me Sirinë për riatdhësimin e refugjatëve sirianë
-
Merzi paralajmëron deportimin e sirianëve: S’kanë më arsye për azil në Gjermani
-
Gjermania deporton 81 afganë
-
Parlamenti gjerman dëgjon sot propozimet për ndryshim të ligjeve të azilit dhe emigracionit