Pas përmbytjeve të javës së kaluar, gjermanët kanë vazhduar të bëjnë llogaritë e dëmeve pas nisjes së operacionit të pastrimit. Së paku 171 persona kanë vdekur në Gjermani, ndërkaq rindërtimet në rajonet e goditura, llogaritet se do t’i kushtojnë shtetit me miliarda euro.
Familjet e goditura kanë thënë se shumica e tyre nuk i kanë pasur shtëpitë e siguruara nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut. Ata kanë shtuar se do të detyrohen të gjejnë para me qëllim që të rindërtojnë shtëpitë e dëmtuara. Njëra nga shtëpitë e dëmtuara nga përmbytjet është edhe ajo e Klaus Lemke. Ai ka thënë se koha për riparimin e shtëpisë do t’ia bëjë të pamundur që të kërkojë ndihmë financiare.
Deri më tani askush nuk i ka thënë se duhet aplikuar për ndihmën financiare të ofruar nga qeveria. Të mërkurën, Qeveria gjermane miratoi pakon e ndihmës financiare në vlerë prej 400 milionë eurove. Ekzekutivi, gjithashtu, ka premtuar se shumë shpejt do të fillojë rindërtimet në zonat e goditura nga një prej katastrofave më të rënda natyrore që ka përfshirë Gjermaninë. Ndërkaq, në Belgjikë, 31 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve atje.
-
Më shumë se 150 njerëz ende të zhdukur si pasojë e vërshimeve në Gjermani
-
400 milionë euro ndihmë për zonat e prekura nga vërshimet në Gjermani
- Si është e mundur që në vende të pasura të ketë vdekje nga pasojat e përmbytjeve?
-
300 milionë euro ndihmë emergjente për të prekurit nga përmbytja në Gjermani
-
Gjermania në betejë për të shpëtuar të mbijetuarit nga vërshimet