Shtatë trupat e të burgosurve të vdekur në Ekuador janë gjetur së fundmi, nga gjithsej 119 sa vdiqën muajin e kaluar pas një përleshjeje mes bandash. Autoritetet njoftojnë se trupat e pajetë u gjetën në burgun Penitenciaria del Litoral, që ndodhet në qytetin jugor të Guayaqui. Ky burg është i njohur si ndër burgjet më të dhunshme në këto anë.
Trazirat që u shkaktuan muajin e kaluar pos viktimave, lanë edhe dhjetëra të plagosur. Autoritetet thonë se janë duke u marrë me tërë rastin, me qëllim të zbardhjes së tij, raporton Reuters.
Në anën tjetër, presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme muajin e kaluar, në mënyrë që të intensifikohen hetimet.
Janë angazhuar edhe pjesëtarë të ushtrisë ekuadoriane.
-
68 të vdekur nga përleshjet në një burg në Ekuador
-
15 të burgosur vriten gjatë përleshjeve në një burg në Ekuador
-
15 të vdekur nga një përleshje mes të burgosurve në Ekuador
-
Mbi 40 të vrarë nga një përleshje në një burg të Ekuadorit
-
Shkon në mbi 100 numri i të vdekurve nga përleshjet në burg në Ekuador