Të paktën 15 të burgosur u vranë dhe 14 u plagosën në përleshjet e së martës në një burg në qytetin-port të Guayaquilit që është dorëzuar karshi dhunës, ka thënë shërbimi shtetëror i burgjeve.
“Në një pavijon të burgut Litoral, u raportuan incidente të rënda mes të burgosurve, ku vdiqën 15 dhe 14 janë plagosur”, ka thënë shërbimi i burgjeve.
Të burgosurit shiheshin duke vendosur trupat e vdekur në oborrin e burgut në një rresht të gjatë kufomash, sipas pamjeve që ka siguruar AFP-ja.
Dikur shihej si stabilitet në Amerikën e Jugut, Ekuadori është bërë një nga vendet më të dhunshme në botë dhe qendër kryesore e trafikut të drogës në vitet e fundit.
Pjesa më e madhe e dhunës ka ndodhur në burgje ku përleshjet midis karteleve rivale të drogës kanë lënë të vdekur më shumë se 460 të burgosur që nga viti 2021.
Edhe
Vriten 12 persona në Ekuador në një arenë ku po organizoheshin përleshje të gjelave
Burgu Litoral është më i madhi i Ekuadorit, që zë 6.800 të burgosur.
Shërbimi i burgut ka bërë të ditur se autoritetet ekuadoriane e kanë marrë kontrollin e burgut.