Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi të armatosur në qytetin bregdetar Guayaquil të Ekuadorit.
Sulmi ka ndodhur rreth orës 19:00 në lagjen Guasmo. Sipas policisë, grupi i armatosur ka hyrë në një rrugë ku lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve, me një automjet të tipit “Chevrolet Spark” ngjyrë gri, nga ku i kanë qëlluar njerëzit.
"Deri më tani, nëntë persona kanë vdekur dhe 10 janë plagosur", ka thënë para gazetarëve koloneli i policisë, Ramiro Arequipa.
Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Kjo është vrasja e dytë masive brenda ditësh. Të premten, pesë persona që ishin rrëmbyer, janë vrarë në Manabi nga një bandë e armatosur. Policia tha se viktimat ishin turistë të kapur gabimisht në një mosmarrëveshje të trafikut të drogës.
Në këtë incident, një grup i armatosur kishte rrëmbyer 11 persona. Policia tha se gjashtë të tjerët, përfshirë pesë të mitur, u shpëtuan dhe iu dorëzuan familjeve të tyre. Dy të dyshuar janë arrestuar të shtunën në mëngjes.
-
Të paktën 11 të vrarë nga një sulm i armatosur në Meksikë
-
9 të vdekur nga një sulm i armatosur në një lokal në Afrikën e Jugut
-
Të paktën 18 të vrarë dhe dhjetëra të lënduar në Kolumbi, pas sulmeve të grupeve rebele
-
7 të vdekur dhe 28 të plagosur në një valë sulmesh rebele në Kolumbi
-
Vriten 12 persona në Ekuador në një arenë ku po organizoheshin përleshje të gjelave