Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

68 të vdekur nga përleshjet në një burg në Ekuador

Të paktën 68 të burgosur janë vrarë në luftimet e reja mes bandave në një burg ekuadorian, duke pasuar vdekjen e 100 personave midis bandave rivale në shtator, thonë zyrtarët.

Trazirat në burgun Litoral në qytetin e Guayaquil thuhet se filluan të premten në mbrëmje.

Njësitë taktike të policisë që kanë hyrë në ndërtesat e burgut kanë gjetur armë, eksplozivë dhe tehe, thonë raportet.

Afro 300 të burgosur kanë vdekur deri më tani këtë vit në burgjet e vendit.

Dhuna e dy muajve më parë ishte më e keqja në historinë e Ekuadorit.

Edhe 15 të burgosur vriten gjatë përleshjeve në një burg në Ekuador Botë 15 të burgosur vriten gjatë përleshjeve në një burg në Ekuador

Në atë kohë, të burgosurit nga një krah i burgut u zvarritën nëpër një vrimë për të hyrë në një krah tjetër, ku sulmuan anëtarët e bandës rivale. Qindra oficerë dhe ushtarë u vendosën për të rimarrë kontrollin e kompleksit.

Lufta vdekjeprurëse, e cila pa disa të burgosur me kokën e prerë, tërhoqi vëmendjen për ndikimin në rritje në Ekuador të bandave të krimit transnacional, si kartelet Sinaloa dhe Jalisco New Generation me bazë në Meksikë.