Dhjetëra kufoma të civilëve janë gjetur në rrugët e Mosulit, të cilët besohet se u përpoqën të shpëtojnë nga xhihadistët e ISIS-it.
Kufomat janë gjetur në afërsi të rrugëve, jo shumë larg vijës së frontit, ku luftojnë forcat e armatosura të Irakut kundër xhihadistëve, njoftoi Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mesin e të vdekurve ka burra, gra dhe fëmijë. Pranë tyre janë gjetur edhe çantat dhe gjësendet që ata mbanin me vete, gjatë tentimit të arratisjes nga qyteti i kontrolluar nga ISIS-i, shkruan kp.
ISIS ka qëlluar të gjithë civilët që kanë parë gjatë përpjekjeve të arratisjes, ku mese shumti viktimat janë qëlluar nga snajperistët.