Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Komuniteti jazidi varrosin 104 viktimat nga masakra e ISIS-it

Komuniteti jazidi i Irakut ka kthyer në shtëpi 104 anëtarë të saj të cilët janë vrarë nga grupi i Shtetit Islamik gjatë sundimit të tyre në territor në 2014-n.

Mbetjet e tyre janë identifikuar dhe janë nxjerrë nga varret masive ndërsa janë rivarrosur në fshatin Kocho në provincën Ninevah.

Mijëra burra janë vrarë dhe gratë e fëmijët janë skllavëruar dhe përdhunuar kur Shteti Islamik kishte marrë tokën e jazidive.

Bashkimi Evropian ka thënë se Shteti Islamik ka kryer gjenocid kundër këtij komuniteti.

Artikuj të ngjashëm