Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjashtë të dyshuar planifikonin vrasjen e liderëve shtetërorë në Indonezi

Autoritetet në Indonezi, arrestuan gjashtë persona me dyshimin se po planifikonin vrasjen e liderëve shtetërorë dhe përdorën armë në trazirat e javës së kaluar në Jakarta.

Zyrtarët policorë kanë prezantuar armët e konfiskuara, me të cilat planifikohej vrasja e liderëve të shtetit, transmeton KTV.

Policia deklaroi se cak ishin katër persona, duke mos bërë të ditur pozitat që mbajnë. Zëdhënësi i policisë deklaroi se vrasjet ishin planifikuar që prej muajit mars dhe disa prej të dyshuarve kanë mbajtur revolverë e armë të gjata gjatë trazirave.

Trazirat shpërthyen pas rezultateve të zgjedhjeve të cilat i fitoi presidenti Joko Widodo që mposhti ish-gjeneralin Subianto. Ky i fundit, rezultatet i çoi në Gjykatën Kushtetuese e cila pritet të dalë me një vendim më 28 qershor.