Më shumë se 300 punëtorë kanë vdekur gjatë procesit zgjedhor në Indonezi, në të cilin u angazhuan gjashtë milionë njerëz.
Më 17 prill, Indonezia mbajti zgjedhjet presidenciale në të cilat votuan 192 milionë njerëz në 800 mijë vendvotime të procesit më të komplikuar zgjedhor në dekadat e fundit.
Komisioni Zgjedhor i Indonezisë ka vlerësuar se mbi 2 mijë punëtorë zgjedhorë kanë pësuar nga ngarkesa në punë dhe viktimat kryesisht kanë vdekur nga lodhja dhe sulmet në zemër.
“Të dhënat tona tregojnë se 318 zyrtarë kanë vdekur. 2 mijë e 232 janë sëmurë gjatë procesit zgjedhor dhe numri total është 2 mijë e 550 punëtorë që pësuan gjatë këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Pramono Ubaid, komisioner zgjedhor.
Procesi zgjedhor ka shkuar me rregull dhe vlerësohet se 80 përqind e votuesve kanë dalë në zgjedhje, por procesi dyzetetetë orësh doli të jetë vdekjeprurës për punëtorët zgjedhorë, që është dashur t’i numërojnë votat me dorë.
Edhe
Të paktën 10 punonjës zgjedhorë kanë vdekur në Indonezi
“Po punojmë në kompensimin e familjeve të të vdekurve. Tashmë e kemi marrë një letër nga ministri i Financave dhe kemi filluar me procesin administrativ për fondet e kompensimit”, ka thënë Abhan, kryetar i trupit mbikëqyrës të zgjedhjeve.
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve do të publikohen më 22 maj. Rezultatet e para tregojnë se presidenti Joko Widodo ka fituar mandatin e dytë.