Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën 10 punonjës zgjedhorë kanë vdekur në Indonezi

Ka shkuar në të paktën dhjetë numri i punonjësve zgjedhorë që kanë vdekur në Indonezi.

Një burrë vdiq teksa po rregullonte logjistikën zgjedhore në provincën jugore të Papuas, në lindjen e largët të Indonezisë, kanë bërë të ditur zyrtarët.

Një tjetër zyrtar zgjedhor vdiq në një lumë, nën një urë në Bali, raportoi BBC-ja të mërkurën.

Shifra e të vdekurve në këto zgjedhje është shumë më e ulët se numri i vdekjeve gjatë zgjedhjeve të fundit në vitin 2019. Atë vit, pothuajse 900 punonjës zgjedhorë vdiqën dhe më shumë se 5,000 u sëmurën.

Ministria e Shëndetësisë e Indonezisë ka bërë të ditur muajin e kaluar se do të marrë "masa parandaluese" për të reduktuar vdekjet si këto.

Zgjedhjet në 17,000 ishujt e Indonezisë për të arritur më shumë se 205 milionë votues me të drejtë vote kërkojnë një përpjekje logjistike të përmasave të mëdha.

Edhe Të paktën 38 viktima nga tërmeti që goditi Indonezinë Botë Të paktën 38 viktima nga tërmeti që goditi Indonezinë

Punëtorët kanë ecur nëpër xhungla dhe me varka për të dorëzuar kutitë e votimit në zonat më të largëta, në vende si Papua dhe Kalimantan.

Për këtë ata paguhen rreth 1.1 milion rupia indonezian, apo 70 dollarë në muaj - më e ulët se paga mesatare në kryeqytetin Xhakarta.