Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbyllen zgjedhjet më të mëdha njëditore në botë

Qendrat e votimit janë mbyllur të mërkurën në Indonezi, në ditën kur votuan mbi 200 milionë qytetarë, në ato që cilësohen zgjedhjet më të mëdha njëditore në botë.

Shteti aziatik dhe vendi më i madh me shumicë myslimane ka përparuar dukshëm që nga rënia e regjimit autoritar më 1998.

Zgjedhjet janë sfidë në vete në një prej demokracive më të mëdha të botës. Shteti është më i gjerë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka tri zona kohore. Përbëhet nga më shumë se 18 mijë ishuj, 6 mijë prej të cilëve janë të banueshëm dhe në të fliten më shumë se 150 gjuhë, shkruan CNN.

Fushata është dominuar nga figura të njohura. Qytetarët do të zgjedhin edhe më shumë se 20 mijë zyrtarë qendrorë e lokalë.

Të rinjtë janë grupmosha kyçe e zgjedhjeve në Indonezi. Gati gjysma e votuesve të regjistruar janë më të rinj se 40 vjeçarë.

Edhe Fillon numërimi i fletëvotimeve nga votimi në 30 përfaqësi diplomatike Zgjedhjet 2026 1 muaj më parë Fillon numërimi i fletëvotimeve nga votimi në 30 përfaqësi diplomatike

Vendet e punës janë premtimet kryesore të kandidatëve për president.

Në garë janë tre kandidatë kryesorë, një ish-gjeneral ushtarak dhe dy ish-qeveritarë.

Prabowo Subianto, 72-vjeçar, ish-gjeneral ushtarak dhe ish-ministër i Mbrojtjes, është duke kandiduar për president për herë të tretë dhe po udhëheq sondazhet. 

Tjetër kandidat i rëndësishëm është Ganjar Pranowo që ka udhëhequr Javan Qendrore duke përfituar popullaritet edhe jashtë kryeqytetit Xhakarta.

Ish-kryebashkiaku i Xhakartas, Anies Baswedan është duke kandiduar si i pavarur.

Edhe Përfundon numërimi në 9 qendra, tërhiqen mbi 85,700 pako me fletëvotime nga jashtë Zgjedhjet 2026 1 muaj më parë Përfundon numërimi në 9 qendra, tërhiqen mbi 85,700 pako me fletëvotime nga jashtë

Presidenti në ikje, Joko Widodo, i njohur vetëm si Jokowi, ka dominuar politikën në Indonezi që nga viti 2014. Me Kushtetutë nuk i lejohet mandati i tretë.

Për të fituar zgjedhjet, një kandidat duhet të marrë të paktën 50 për qind të votave dhe 20 për qidn të votave në më shumë se gjysmën e 38 provincave të shtetit. Nëse askush s’e arrin, balotazhi mbahet më 26 qershor.