Dhjetë ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve në Indonezi, brenda një dite vdiqën më shumë se 270 anëtarë të Këshillave zgjedhorë.
Shkaqet e vdekjes, siç njofton Reuters, kanë qenë kryesisht sëmundjet e shkaktuara nga orari i gjatë i punës dhe numërimi me dorë të fletëvotimeve.
Në Indonezi, më 17 prill, për herë të parë në këtë vend me 260 milionë banorë, u mbajtën njëkohësisht zgjedhjet parlamentare e presidenciale, transmeton Koha.net.
Votimet janë zhvilluar në mënyrë të qetë, në zgjedhje mori pjesë 80 për qind e zgjedhësve që ishin 193 milionë dhe ata duhej t’i përdornin nga pesë fletëvotime.
U votua në mbi 800 mijë vende zgjedhore.
Edhe
Të paktën 10 punonjës zgjedhorë kanë vdekur në Indonezi
Mbajtja e zgjedhjeve zgjati tetë orë në shtetin i cili nga kufiri lindor deri në atë perëndimor ka 5 mijë kilometra largësi, si projekti madh logjistik u tregua vdekjesjellës për ata që kishin për detyrë t’i numëronin votat me dorë .
Nga e shtuna vdiqën 277 anëtarë të këshillave zgjedhorë, kryesisht nga sëmundja shkaktuar nga orari i gjatuar i punës, ndërsa 1.878 sish janë sëmurë, ka thënë Arif Prio Susanto, zëdhënës i Komisionit Zgjedhor.