Policia në Serbi ka arrestuar disa persona të akuzuar se kanë komplotuar rrëzimin e qeverisë, mes tensionesh para tubimit të madh anti-qeveri këtë fundjavë në Beograd.
Policia ka thënë se gjashtë persona u arrestuan të mërkurën nën dyshimin për “përgatitje të akteve kriminale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Serbisë” dhe “thirrjen për ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues”.
Të paktën një student u arrestua në fillim të javës me akuzën për përgatitje të “një akti terrorist” bazuar në bisedat private në telefon. Qindra kanë protestuar të enjten kundër arrestimit.
Studentët kanë thirrur protestën e së shtunës me kërkesën për zgjedhje të parakohshme.
Presidenti Aleksandër Vuçiq ka refuzuar kërkesën për zgjedhje, duke akuzuar protestuesit se po planifikojnë të nxisin dhunë në tubimin e së shtunës.
-
Mijëra protestues në Beograd kundër goditjes së lëvizjes studentore
-
Policia serbe përleshet me protestuesit antiqeveritarë në rrugët e Beogradit
-
Vuçiqi vlerëson forcën policore dhe bën thirrje për arrestime pas protestave në Beograd
-
Tensione para tubimit pro-qeveritar në Beograd, shkojnë edhe mbështetës nga Kosova
-
Numër i madh protestuesish, por edhe forcash policore në Beograd